Cili koncension, ia ka fikë zërin Erion Braçes, deputetit socialist? Jakup B. GJOÇA

Ka katër vjet, që Erion Braçja, deputeti socialist nuk flet më për korrupsion të qeverisë. i vetmi që në Shqipëri, nuk flet më në këto 4 vjet, për korrupsionin e qeverisë, është deputeti socialist Erion Braçja!

Dhe, kush është Erion Braçja, që ka 4 vjet, që nuk flet më për korrupsionin e qeverisë, në këto 4 vjet?

Erion Braçja, deputeti socialist, që në 8 vjetët e qeverisë së Berishës, 2005-2013, përditë denonconte korrupsion të kryeministrit Berisha!

Erion Braçja, deputeti socialist, që në 8 vjetët e qeverisë së Berishës, 2005-2013, përditë denonconte korrupsion të ministrave të kryeministrit Berisha.

Unë, si redaktori politik i gazetës “Telegraf”, në vitet 2012-2013 e ndiqja përditë deputetin socialist Erion Braçe, në denoncimet për korrupsionin e qeverisë së Berishës!

Deputeti socialist Erion Braçja, atëhere, nuk mbetej vetëm në denoncimet e korrupsionit të qeverisë së Berishës.

Por, deputeti socialist Erion Braçja, u premtonte  PËRDITË shqiptarëve, se, ai si deputet dhe qeveria e tij socialiste, në të ardhmen, do të çonte në gjykatë të gjitha korrupsionet e kryeministrit Berisha dhe ministrave të tij, që denonconin përditë!!!

Madje, deputeti socialist Erion Braçja, – edhe pse diplomën e fakultetit Ekonomik e ka marrë kur ishte kryeredaktor i Zëri të Popullit (habitem ku e gjente kohën Erion Braçja që të studionte universitet atëhere)- u bë eksperti ekonomik i Partisë Socialiste, DERISA U PREMTONTE SHQIPTARËVE SE DO TË ANULLONTE AI DHE QEVERIA SOCIALISTE TË GJITHË KONCENSIONET KORRUPTIVE TË QEVERISË SË BERISHËS!!!

Mirëpo, në 4 vjetët e Gjeneratës së Rilindjes Socialiste, deputeti socialist Erion Braçja dhe kryeministri Rama nuk kanë mundur që të çojnë në gjykatë ASNJË KORRUPSION TË QEVERISË SË BERISHËS, të cilat denonconin në Opozitë përditë!

Qeveria e kryeministrit Rama, jo vetëm që nuk anulloi asnjë koncensionm të qeverisë “Berisha:, për të çilat u zotua, por, përkundrazi, kanë dhënë në këto 4 vite që qeverisin qindra koncensione, pa asnjë lloj transparencë!

Jo, se u treguan “bujarë”, zemërgjerë” apo solidarë me kolegët e tyre politikë, ishqeveritarët e kryeministrit Berisha!

Por, praktikisht, u dëshmua se Deputeti Socialist Erion Braçe (si edhe Partia Socialiste) në Opozitë denoncuan “korrupsionin” e qeverisë së Berishës, THJESHT PËR ARËSYE POLITIKE.

Asnjëherë deputeti socialist Erion Braçja, asokohe, NUK KISHTE PROVA, FAKTE, DOKUMENTA për ASNJË KORRUPSION të qeverisë të Berishës, të cilat denonconte përditë!

Nuk mund të jetë më as justifikim që “ Është gjykata dhe prokuroria që nuk hetojnë dhe gjykojnë korrupsionin e qeverisë së Berishës”. Ka 4 vjet që qeveris Partia Socialiste e deputetit socialist Erion Braçja dhe as Erion Braçja as PS, as Kryeministri Rama nuk kanë denoncuar asnjë gjykatë, asnjë prokuror tani që ka penguar hetimet e ndonjë korrupsioni të qeverisë “BERISHA”!

1.Përse tani, deputeti Erion Braçe, në këto 4 vitet e fundit 2013-2017 nuk denoncon më asnjë korrupsion të qeverisë?

  1. Cili shqiptar mund të bindet dhe besojë që qeveria e kryeministrit Rama nuk ka bërë asnjë korrupsion me qindra tendera publikë dhe mijëra koncensione që kanë dhënë?

Deputeti socialist Vladimir Kosta, para disa muajsh denoncoi deputetin socialist ERrion Braçe, që përfiton  si privilegj, fonde më miliona euro nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, duke përfituar nga miqësia personale, dhe i shpërdoron në zonën e tij elektorale në Divjakë!

Asnjë nuk reagoi dhe nuk u përgënjeshtrua ky denoncim! As nga deputeti socialist Erion Braçe! As nga ministri i Financave Arben Ahmetaj! As nga kryeministri Edi Rama!

As prokuroria nuk filloi të hetojë këto shpërdorime të fondeve të Buxhetit të Shtetit nga ministri i Financave Ahmetaj dhe deputeti Erion Braçja!

Kjo është metamorfoza politike e deputetit socialist Erion Braçe!

Nga një denoncues i përditshëm i korrupsionit të qeverisë “Berisha”, tashmë në një përfitues të milionave euro, si privilegje nga ministri i Finanacave!

Mos vallë këto fonde në miliona euro që iu dhanë privilegj deputetit socialist Erion Braçe, ishin kostoja e FIKJES SË GOJËS NDAJ KORRUPSIONIT TË QEVERISË “RAMA”?

Ah, harrova!

Mbaj mend deputetin socialist të Opozitës socialiste Erion Braçe, që deri në 2014 vinte në parlament me një “GOLF” gri, një makinë e zakonshme!

Ndërsa tani tani, deputeti socialist Erion Braçja, bredh nëpër Tiranë me një Mercedes, që vletra e të cilit është mbi 70.000 euro!

Nuk e di, që nga rroga dhe shpërblimi i rrogës si deputet deri në 1.700 euro në muaj, Erion Braçe t’i dalë binalci familjar të blejë makinë 70.000 euro!

Meqë jetoj në Athinë, unë nuk shikoj asnjë deputet grek, që të ketë makinë personale me vlerë të atillë, sa Mercedesi i Erion Braçes, edhe pse deputetët grekë kanë rrogë mujore 6.000 euro!!!

Mos vallë, Mungesa e VETTINGUT për Deputetët, ia ka mbyllë gojën deputetit Socialist Erion Braçe, dhe nuk denoncon më korrupsionin e qeverisë “Rama”?

Apo, deputeti socialist Erion Braçe, tani, që qeveris Partia Socialiste, mund t’i shmanget hetimit të Prokurorisë, duke sharë publikisht  gazetarët, teksa i cilëson “Pisanjozë”!

Edhe nëse një gazetar hiperbilon në kritikë ndaj korrupsionit të një qeveritari, ndaj një deputeti, PRAPËSEPRAPË, nuk mund të katandiset kaq “Pisanjozë” në deformimin e së Vërtetës dhe nuk mund të arrijë dot të manipulojë opinionin publik, sa katandiset “Pisanjoz” në shpërdorimin e taksave të shqiptarëve dhe Buxhetit të Shtetit, deputeti Erion Braçe, i cili ka mbyllë gojën ndaj korrupsionit qeveritar, vetëm e vetëm se tani korruptojnë kolegët dhe kryeministri i tij partiak!!!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*