Çish e deshe Dëjbrën o Edvëjn, Allahi të shkreftën?!

Fitore si e Pirros. Kjo është ajo që po merr në Dibër Rama. Kishte gjithë mundësitë të jepte një shfaqje standartesh, qytetërimi, europianizimi….ndërkohë pamë të njejtin primitivizëm të 26 viteve tranzicion. Por këtë herë më vulgare e banale se kurrë. Me skena të vjedhjes së lekëve me të cilat blihet vota!

A i duhet Dibra Ramës? Nuk di në rriten palmat në Peshkopi, por aq sa për të lënë gjurmën e vet në shëtitoren në formë T-je. Aq buxhet ka ajo bashki. Ambicje tjetêr s’ka ç’realizon. Dibra historikisht ka votuar djathtas dhe pas Shukriut, po t’i rikthehej të djathtës, pikë për Ramën do të qe.

Mirëpo prepotenca, zelli për fitore le çdo kusht, përdorimi i shtetit në fushatë, dhuna, blerja e votës na dhanë tjetër mesazh: Ky kryeministër do të luftojë për jetë a vdekje zgjedhjet e 2017 ës dhe do përdorë çdo mjet ligjor a kriminal për t’i fituar.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*