Çmimi i ujit, skenaret dhe intrigat me të.EDITORIAL

Nesër vëmendja e të gjithëve do të jetë tek çmimi i ujit në Tiranë. A do rritet apo jo? Çudia e zgjedhjeve në PD  dje, ditën e tretë, thuaj u shua me betimin e presidentit të ri. Por nesër, në të tretat e Presidentit, kemi rastin të përjetojmë çudinë e rradhës.

Nesër grupi i këshilltarëve demokratë pritet të jetë më luftarak se kurrë! Pas leshelisë së zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre në PD, o sot o kurrë duhet të tregojë, për formë, muskujt, dhëmbët dhe gjithë abresivitetin e një opozite. Nëse KY është skenari, të jesh i sigurtë se të gjithë televizionet do të jenë LIVE nesën gjatë gjithë debatit. Pushtetit agresiv të Ramës i duhet një opozitë fasadë agresive. Dhe nesër është rasti për një premierë brilante.

Pra ajo që gjithësesi pritet, është një debat shumë i gjatë dhe shumë i ashpër nga të gjithë. Por të mos harrojmë se në lojë, shumë e rëndësishme është edhe LSI. Vetëm nëse këshilltarët e LSI bashkohen me ata të PD -së mund të rrëzohet vendimi pèr rritjen e çmimit të ujit. Për opinion edhe LSI -së i duhet ta kundërshtojë rritjen e çmimit të ujit, që të “marrë uratën e popullit”. Po kujt po i hyn në punë populli? Në Bashkinë e Tiranës LSI është në koalicion me PS-në. Praktikisht është “në tepsi” me Veliajn dhe në administratën e Bashkisë punojnë apo edhe thjesht paguhen pa punuar, dhjetra lësëistë. A vlen fati i tyre dhe rroga e tyre më shumë se lekët e një milion tiranasve?

Nesër pra edhe LSI ka në premierë të rëndësishme. O do dëshmojë fuqishëm se është opozitë serioze dhe parimore, kudo ku ka akses, ose do çertifikojë përfundimisht imazhin e pragmatistit ekstrem që hedh vallen sipas avazit: opozitë në parlamentin nga ku Rama i dëvoi prej tepsisë dhe pushtet aty ku Veliaj i mban në tepsi. Nuk qe rastësi – meqë ra fjala – as ngjitja e Lalit pas Monikës mbrëmë, në ceremoninë e  presidentit.

Por e mira fare, në fakt, ajo më cinikja por më e drejta, do të jetë që të gjitha grupet e këshilltarëve ta votojnë rritjen e çmimit të ujit të papijshëm në Tiranë. Vjet Veliaj rriti me 33% biletën e urbanit dhe, jo vetëm nuk protestoi njeri, por tani në qershor, pak muaj pas kësaj rritje, rritje pati në zgjedhje në Tiranë edhe partia e Veliajt. E vërteta është se për këtë rritjen e çmimit të ujit vetëm pak kokrra në facebook kanë shprehur pakënaqësi. Masa e popullatës tiranase as ndjehet e as ia ndjen. Mbase duan me pagu o vlla, pse ia heqim qejfin ne?

*** nonën që të të thotë babë – është doktrinë suksesi në politikën shqiptare.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*