Ç’na bëre Fevzi! Shih ç’shanse i dhe Ramës me nervat e mbrëmshme. Nga Koli NOZI

E mbyti Fevziu Edi Ramën mbrëmë në Opinion ë? E bëri mut para gjithë dynjasë duke mos i lënë gjë pa thënë. Edhe gënjeshtar madje! Copë vëlla, copë, në sy, faqe miliona shqiptarëve!

T’ëmën o sa trim e i egër ky Fevzo! Dhjesin gjak të gjithë para “të gjatit” nga frika edhe se u gjen ndonjë bidat e hakmerret, ndërsa ky jo! Aq më tepër që është edhe lider i opozitës. “Në kohën tënde!” “Ti dhe Saliu”! “Ju”! – i thoshte kryeministri gjithë kohës drejtuesit të emisionit, i cili, burrërisht, nuk e mohoi që ai dhe Saliu janë kundërshtarët e Ramës dhe drejtues të opozitës.

Dhe ne e besojmë fort që Fevziu, ashtu si Saliu, është një ndër luftëtarët më të egër kundër rilindjes së Edvinit. Përndryshe gjithë ai zjarr dje, për një orë e ca përballë kryeministrit, për plehrat, do të kish qenë thjesht një mjet për të thithur audiencën e Kol Ballës, që nga ana tjetër kishte një panel limonatë prej 6 vetësh që flisnin për plehrat. Ç’ti dëgjonte robi ata kur dorë të parë kishte vet autorin tek Klani që po kryqëzohej nga moderatori?

Të mos qe aq i nxehur vërtet me këtë histori e ta bombardonte me pyetje të hidhura, larë e pa larë, duke e akuzuar herë si përfitues direkt e herë si dorë e Mafias, mund ta kishim marrë se po i bënte pikërisht pyetjet dhe akuzat që qarkullojnë prej ditësh duke i dhënë mundësinë e artë Edi Ramës të thoshte e shtërthoshte argumenta e alibi, sofizma e mite për të bindur kë të mundet e si të mundet. Do të kish qenë avokaturë perfekte nga Fevziu, sikur ky i fundit të mos kish qenë prej vërteti i nxehur e revoltuar, aq sa si mbrëmë s’e kishim parë kurrë…

Por siç duket, dhelpra Rama përfitoi nga nervat dhe revolta e drejtuesit të Opinionit për t’u dhënë shqiptarëve mesazhin se nuk e rruan për njeri, se edhe nga gazetari më i tërbuar e trim nuk ia bën syri tërr, se referendumin as që duhet ta çojmë ndërmend se ai nuk ka shanse ta lejojë e të tjera si këto. Plumbi me plumb! Fevziu i tërbuar dhe bashkëbiseduesi s’kish rrugë tjetër veç t’i kthehej me të njejtën monedhë, duke e patur më të justifikuar se kurrë arrogancën, prepotencën dhe mungesën e theksuar të edukatës që e karakterizon.

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*