Çne aq vakët mitingu hapës i fushatës së Bashës? EDITORIAL

Miting më të vakët hapje fushate Partia Demokratike vështirë se mban mend.

E fillojmë nga pjesmarrja.

nga njëri cep i ndërtesës së Kuvendit tek tjetri, pjesmarrësit ishin. afër me njëri -tjetrin. Kaq. Disa qindra. Më tej qëndronin individë, grupe a shitës ambulantë të shpërndarë.

Simbolika

Si kurrë më parë në një miting fushate, aq më tepër ai i hapjes, nuk kishte simbole të forcës politike. As flamuj, as logo, as bluza e asnjë shenjë tjetër që ka lidhje me Partinë Demokratike.

“Rilindja”

Në foltore u ngjitën “të rinjtë”,  ata që ia behën në listat e demokratëve një natë të bukur maji. Ata i premtuan kryetarit Basha përkushtim e besnikëri. Po të “të vjetrit”? Për të ndarë përtëritjen e partisë nga “rilindja”, të paktën duhej një fjalë e kryetarit. Për të mos thënë edhe ndonjë “lamtumirë” e atyre që ikën.

Nuk ka pastaj nevojë të vazhdojmë me mungesën e entuziazmit e të tjera arsye se “përse nuk ra këmbana” kur nuk kishte këmbanë.

Mitingjet elektorale, në thelb, janë demonstrim force, vendosmërie, mobilizimi, disipline, organizimi, sidomos ato hapës të fushatës. Është një element i fuqishëm propagande, sidomos për mobilizimin e elektoratit tënd.

Nga ai i së shtunës u demonstrua qartë shkrehje, mungesë organizimi, mungesë entuziazmi dhe mobilizimi, si dhe MUNGESË E IDENTITETIT POLITIK TË FORCËS, POR PËRFORCIM TË LIDERIT. Ne pamë një turmë rethore në qendër të së cilës qëndronte Basha me slloganin “Republika e re”

Në fakt PD -ja i ka kapacitetet, strukturat si dhe kohën për të organizuar një miting brilant hapjeje të fushatës. Pse nuk e bëri? Nuk po kuturisim me analiza e parashikime, që prej këtij konteksti nuk të nxjerr përgjigje optimiste….

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*