CNN interviston Edi Ramën për pikturën dhe pasardhësin. Lexo një pjesë të bisedës së përkthyer

marrë me shkurtime nga intervista e gjeniut të pikturës botërore Edi Rama, dhënë në CNN, po me atë gazetar që tha se “Trump është kërcënim”

 

CNN – Zoti Rama, ju tashmë jeni një piktor i përmasave botërore. Keni ekspozuar pikturat tuaja në Mynih, Paris..merr vesht, Hong Kong, Stamboll, SHBA po se po, në Kurban…

Rama – Jo jo, ky është libër! E kam hapur vetëm në Serbi!

CNN – A? Pra ju, përveçse piktor botëror, jeni edhe shkrimtar botëror?

Rama – Edhe lider global!

CNN – Natyrisht! Por a mund të thoni vlerën e njërës nga veprat tuaja për shembull?

Rama – Po më e pakta shkon 1.5 milion euro e pastaj vazhdo e ngjitu sa të duash pastaj…

CNN – Ju preferoni këto në dokumenta zyrtare…

Rama – Çar dokumentash zyrtare? Ato janë kot, sa për ekspozita jashtë. Veprat e vërteta, këto që bëjnë nga 1.5 milion e sipër janë të vërtetat.

CNN – Ku i keni ekspozuar ato?

Rama – Vetëm në Tiranë.

CNN – Po pse nuk i sillni këtej?

Rama – Çar të sjell?! Ato janë pallate. A e ke idenë për çfarë po flasim apo… A e di ti që veprat e mia janë fasadat? Këto në dokumenta janë sa për ekspozita jashtë, se ça të bëj? Ta marr fasadën në avion?

CNN – Ëëë! Prandaj thoni ju që më e pakta kushton 1.5 milion euro..

Rama – Po pra, se aq bën i gjithë pallati! Po e deshe, e shtetëzojmë për interesa publike dhe ta shes…

CNN –  Po me ç’teknikë punoni?

Rama – Me teknikën e tenderit!

CNN – Po ju merrni penelin dhe e bëni vetë gjithë fasadën?

Rama – Pse, k***r jam unë? Atë e pikturojnë bojaxhinjtë.

CNN – Të nderuar shikues të CNN, ishte Edi Rama, piktor unik në llojin e tij që pikturon fasada të tëra…

Rama – Korrigjim!! Nuk jam unik. Po përgatis një tjetër piktor si vetja. Erion Veliaj quhet….

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*