Ç’nuk bëri Enveri po e bën Edvini. Rama shpall Shqipërinë republikë jugosllave. Nga Flamur TAJARI

Hallall çuni i Kristaqit! Me politikën tënde Enverin na e nxorre hero e patriot! Në fund të viteve ’40 diktatori i shqiptarëve denoncoi politikat e Titos për “kthimin e Shqipërisë në republikë të shtatë të Jugosllavisë”. Natyrisht që për interesa personale të pushtetit, por Enveri nuk e pranoi bashkimin ekonomik të dy vendeve e për rrjedhim gllabërimin e Shqipërisë prej atij vendi, tradicionalisht armiqësor me shqiptarët.

Sot kryeministri Rama propozon “politikë të re me Serbinë”, duke qesëndisur patriotët, si njerëz që u kanë shterruar gjithë kauzat e tjera dhe na kujton se me Serbinë fitimtarë jemi ne!

Bukur!

Çfarë propozon kryeministri ynë? “Interesa reciproke ekonomike”, “të bashkojmë tregjet si Franca e Gjermania” sepse kjo, sipas tij është “e vetmja rrugë që siguron paqe dhe prosperitet për Shqiptarët” !!!

As Sokrati i madh nuk do të kish thurrur një sofizëm më brilant se ky! Ju kujtohet ajo loja, si të kalojë varkëtari matanë lumit ujkun, dhinë dhe lakrën, duke patur mundësi të marrë veç vetes vetëm një prej tyre? E pra, ekonomia e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë janë dhija dhe ujku. Serbër, fuqi e konfirmuar rajonale prej shumë dekadash, e kanë një kafshatë këtë qyqare ekonomi tonën. Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit, i gjithë biznesi agropërpunues dhe ai ushqimor vunë kujën. Homologët serbë, përveçse shumë më të fuqishëm e të konsoliduar, kanë një mbështetje dhe subvencionim po aq të konsoliduar nga shteti. Këta tanët , nga shteti , kanë vetëm gjobat dhe burgun. Kështuqë , duke filluar nga industria e përpunimit të qumshtit , frutave, lëngjeve e deri tek ushqimi për gjënë e gjallë, madje edhe bari, do të falimentojnë pasi do t’i gllabërojë “ujku” ekonomik serb.

A më përfshin edhe mua tek pjesa përçmuese e patriotëve, siç na e tha në atë konferencën në facebook të dielën? Domethënë: nëse unë them se biznesi shqiptar është tronditur nga deklarata e Ramës për treg të përbashkët me Serbinë, për shkak të superfuqisë ekonomike që ata kanë përballë nesh, ky është “patriotizëm”? Nëse themi se serbët kanë ekonomi shumë më të konsoliduar dhe shtet shumë më mbështetës se yni, është “patriotizëm”? Nëse them se ne mbledhim e shesim për dy kacidhe boronicat që më pas na vijnë lëng serb sa frëngu pulën, është “patriotizëm”?

Nga shtatori i vitit të kaluar , domethënë 14 muaj më parë, kjo qeveri nisi një aksion në shkallë të gjerë për formalizimin e ekonomisë. Nëse aksioni është në shkallë të gjerë do me thënë se është fenomen i shtrirë në gjithë vendin dhe problem madhor. Mjafton kaq për t’i thonë një “JO” të madhe neojugosllavizimit të Shqipërisë.

….ndërkohë kemi një mundësi tjetër shumë më interesante dhe të natyrshme zgjerimi tregu: Kosovën! Jo pjesë shqiptarë prodhon mish e bulmet të shkëlqyer. Prodhon fruta e perime të cilësisë së parë. Por në dyqanet e kësaj pjese shqiptare gëlojnë etiketat serbe, siç deri vonë tek ne – ato greke. Një bashkim tregëtar me këtë pjesë të natyrshme gjeografike (pale shqiptare) mund të bënte atë që bëri Gjermania…jo me Francën, por me Gjermaninë Lindore. Ribashkoi kombin, pagoi çmimin dhe kostot përkatëse, ama sot dominon Europën,

Duke qenë se biznesi është i shantazhuar e i trembur, mediat të kapura dhe kontrolluara nga qeveria, ajo pjesë “patriote” e “nacionaliste” në politikë është më shumë një butafori, mjet që i duhet Edi Ramës në skenarë të tillë, ky si problem as njihet dhe as është diskutuar deri më sot. Por nëse po ia pranojmë Ramës arysetimin se “të fituar në luftën me Serbinë jemi ne”, po i përgjigjem se: me këtë bashkim ekonomik, të fituar janë ATA! Marrin Shqipërinë e bashkë me të edhe Kosovën që ndodhet në mes të të dyjave e nuk ka ku shkon,

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*