Çorba e Ramës për të vendosur autokraci. Komenti i Arben Skënderit.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Skënderi, në një postim në faqen e tij, e ka quajtur “fundi i shtetit” mbledhjen që Edi Rama ka bërë sot, duke përzjerë bashkë partinë, grupin parlamentar etj. Skënderi e quan strategji djallëzore këtë akt të Ramës, qëllimi i së cilit është zhvleftësimi i institucioneve e rregullave, për të vendosur autokriacinë personale.

Ja statusi i plotë:

Ky është fundi i shtetit! Kryesia e partisë dhe grupi parlamentar në një çanak. Të gjithë të mbledhur para “sundimtarit”. As institucione, as protokoll, rregulla. 
Po të qe nga padija e budallallëku, thjesht do t’ia vlente një batutë tallëse. Por e vërteta është shumë më tragjike. Edi Rama po dekompozon shtetin, po çshenjtëron institucionet, po zhvesh nga kompetencat gjithë autoritetet me qëllim që të mbetet AI i vetmi.
Ky ësthë fundi i demokracisë dhe , e përsëris, i institucioneve në këtë vend. Duhet ndalur sot, sa pa qenë vonë!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*