Ç’pati doktori me Çilin sot? Ja në ç’lojë është ngatërruar Henri duke kaluar gardhin!

Tepër i ashpër ishte ish kryeministri Berisha sot me Çilin në fjalën e tij në tendën e protestës.

Pyetja e natyrshme është: “ku ka hyrë Henri që të bëhet kaq i rëndësishëm sa ta futur në axhendë Sali Berisha”?

E thjeshtë: Çili ka ndërmend të bëhet lojtar në lojën e madhe. Ka ndërmend që të fusë në garën për President të Republikës një nga drejtuesit shumë të lartë të universitetit të tij.

Natyrisht për opinione, për këshilla, për debate, nuk është se ua ndjen shumë lojtarëve të rangut Berisha, Meta, Rama, qoftë edhe kur ato vijnë nga një që ka një universitet të tijin. Por kur dikush kuturis ta ngrerë stekën në nivelet e kësaj tresheje, qoftë edhe për llogari të të tjerëve, ndodh ajo që nisi sot Berisha.

Nga sot Çili o duhet ta hedhë vallen në fund , vetëm a me “gërgasin”, ose duhet të presë me qetësi (ndoshta edhe dashuri) që doktori a aleatët e tij, t’i bëjnë UET dhe presidentit të UET atë që rilindja u bëri universiteteve të tjera private.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*