Ç’po bën në prehër të Timonierit o Shpëtim? Nga Flamur TAJARI

A është në prehër të Timonierit PDIU apo nuk është? Kjo është çështja! Që në votimin e parë në Parlament, të tre deputetët e ashtuquajtur “çamë” votuan haptas pro pushtetit.

Pa a janë në pushtet?

Ramës i zuri goja lesh në fushatë duke lypur timonin vetëm e duke përsëritur se “nuk duam njeri në prehër”. Dhe në fakt të dyja dëshirat iu plotësuan. Votuesit i dhanë 74 mandate, që i bëjnë të mundur të qeverisë i vetëm, pa njeri në prehër.

Ç’emër i ve dikujt që të hipën me zorr në prehër kur ti i thua JO?

….meqë jemi tek morali (ai politik) PDIU ishte ndër të paktat parti që në këto zgjedhje doli me një ideologji. Madje patriotike. ” Veç një atdhe” -ishte sllogani. Votat pro pushtetit, për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar kuvendi janë se ky do garantojë këtë platformë patriotike? Se do garantojë zgjidhjen e çështjes çame? Apo se ia kërkojë në nevojë e sipër kryeministri? …. Asnjëra nga pyetjet e mësipërme nuk ka një përgjigje logjike e koherente. As pushtet ka premtuar kryeministri të ndajë me partinë e Idrizit ( të paktën formalisht ai vazhdon të njihet si kryetar), as për çështjen çame ka marrë ndonjë angazhim e aq më pak për sfidën e Shpëtimit “veç një atdhe”.

Pra ç’bën një parti që ka abuzuar për qejf me emrin “çam” në prehër të Timonierit pa dëshirēn e Timonierit? Praktikisht vetëm vazhdon e ndot emrin “çam”, degradon kauzën e çamërisë dhe shpërdoron , si xhetona kazinoje, një komunitet të martirizuar.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*