Çudi! Si mundet as Basha e as Meta nuk e përmendin Lali për fushatën që po bën në Tiranë? Nga Koçi FOSI

E qartë që këtë fushatë Lulzim Basha e ka varur dyfekun në gozhdë e nuk bën opozitë. Po Ilir Meta, që ka mprehur shpatën dhe pret majtas e djathtas…pse e ke “harruar” Lali Erin?

Në Tiranë fushatës i ka dalë për zot kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Natyrisht me mënyrën e tij hipokrite të të qenit duke mos qenë. Këto sheshet e rrugët që “rastësisht” koinçiduan mu në mes të fushatës të mbaronin dhe të përuroheshin, koncertet e dëfrimet ala bakanale që kanë pushtuar kryeqytetin pash më pash “nuk i bien në sy” as PD – së , që zyrtarisht është opozitë, as LSI – së , që faktikisht po bën opozitë…

PO SI NDODHI?

Sekreti është betoni! Ju kujtohet ca netë më parë kur doli tek Fevziu, në një emision që bënte “mu” që qe i porositur, dhe na shpalosi planet e tij për të ardhmen e Tiranës? Beton gjithandej! Kullë këtu, qendër biznesi aty. Këtë beton u mundua i ziu dhe Fevziu ta shisnin si zhvillim të madh. Por në thelb s’është veç interesi i oligarkisë!

Pra çne që heshtin absolutisht të gjithë edhe kur bokset e sjella nga jashtë të Lalit buçasin deri në mesnatë e fishekzjarret e tij zbardhin qiellin? Sepse Lali ka aftësinë e të zënit të fytit me bukë! Ndryshe nga “shefi”, Rama, ndjekësi i tij Erion ka metodën “kapen më shumë miza me mjaltë sesa me uthull”. Dhe bashkia ka mjaltë sa të duash!

Prandaj këtij qehajai të oligarkisë nuk ia zënë emrin me gojë, as në këtë fushatë. As kur ai trash zërin si përfaqësues i betonarmesë, as kur shpërndan në sheshet e kryeqytetit milionat të konvertuara në shfaqje,  që “rastësisht” na englendisin për fushatë!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*