Çudia! Erion Veliaj godet Ramën në mes të fushatës! EDITORIAL

Mbrëme në opinion Veliaj kishte zhveshur petkat e Tartufit të Molierit,  ato prej religjiozi të përunjur dhe kish mbathur divizën e lacit. Deri këtu  – mirë. Njihet gjenialiteti i tij për të kopjuar. Këtë aftësi e përdor në të njejtën kohë edhe si klishė të servilizmit. Pra që trashi zërin mbrëmë, nuk është se bëri zarar.

Por dëmi i qëllimtë ishte BETONI! Të shpallësh betonizimin masiv të kryeqytetit, grataçielat si qëllim të punës së një bashkie që nuk ka zgjidhur strehimin, varfèrinë, ndihmën ndaj nevojtarëve, transportin, mjediset e edukimit etj, është arrogancë shumë më cinike se cilësimi i Berishës si “budalla”, kritikët si langaraqë, të pakënaqurit si injorantë…

Betoni është kama që Gjushi i ka ngulur Durrësit në shpinë dhe që durrsakët (dhe jo vetëm ata) nuk ia falin. Ky i fiqve, e pëllcet tani haberin e grataçielave anembanë Tiranës, kur shefi i tij po flet butë – butë për ekonominë, për rritje rrogash e të tjera pasqyra si këto me të cilat gënjehen indianë në fushatë.

Teksa Rama përpiqet ta fshehë, Veliaj zbulon me prepotencë projektin e një Tirane përfundimisht të oligarkëve. Grataçielat janë monumete të madhështisë dhe pasurisë së çmendur dhe jo banesa a qendra prodhimi, ndaj nuk është se ngrohin votuesin e zakonshëm. Pèrkundrazi! 10 ditë para zgjedhjeve Lali shkundi shumë shqiptarë të narkotizuar nga show i Ramës. Deklaratat e vrazhda mbrëmë thjesht sollën në vete shumë nga ata që po shkonin qorraz nëpër kuti.

DHE NUK E BËN PA DASHJE LALI!

Rama ka deklaruar se po humbi zgjedhjet do të largohet nga politika. Atëhere Erion Veliaj, i projektuar që jerë nga Soros si trashëgimtari, del vetvetiu në krye të Partisë Socialiste!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*