Çudia: Pallati në Mal të Robit pa asnjë rrugë!

Halli i madh për disa banorë të zonës bregdetare pranë Malit të Robit.
Ndëtesa ku banojnë afro 50 familje thuajse ndodhet e izoluar totalisht, shto këtu edhe problemin  tjetër; është pa leje dhe i palegalizuar.

SHIH VIDEON KËTU

 

Prej 12 vitesh banorët enden nëpër dyert e institucioneve me qellim zbardhjen e së vërtetës nga ajo çka pronari ka arritur të mashtrojë nga shitja e apartamenteve, duke ju premtuar hipotekim. Ky pallat tashmë ndodhet pa asnjë rrugë, i ndotur nga të katër anët, sikurse ka pësuar  dëmtime dhe godina nga amortizimi i tubacioneve të ujit, duke i lënë të pashpresë këto familje.

 Prej 12 vitesh familjarët e pallatit nuk gjejnë mundësinë e rehatisë nga të tilla probleme që janë shfaqur, duke humbur çdo shpresë nga institucionet.
 Hasimja gruaja 51 vjeçare do të kujdeset për ambjetin përreth, por ajo për t’u futur në shtëpinë e saj përballet me pengesat e shfaqura nga zënja e rrugës nga disa persona që konsiderojnë pronën e tyre.
 Ndërsa një tjetër banor nga Maqedonia ka mbetur i zhgënjyer nga ajo çka i ka ngjarë pas blerjes së një banese pikërisht pran Malit të Robit në këtë zonë turistike. 65 vjeçari nuk e kishte menduar një fakt të tillë duke shpenzuar goxha të ardhura dhe tashmë ai nuk ka garancinë e banesës nga mungesa e hipotekimit, përpos infrastrukturës së mjeruar. Si këta janë me dhjetra familje të cilët ende shpresojnë në zgjidhjen e problemeve që mbart
Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*