Dacibaot e sorosianeve, jo zgjidhje per reformen ne drejtesi. Nga Dritan KABA

 

Serish sot ushtaret e mirepaguar te Sorosit bene nje deklarate per te shpetuar ‘vendin dhe vetingun”.
Kjo eshte e njeta skeme kur me cdo kusht donin ne korrik qe miratimi i reformes ne drejtesi te behej pa konsensus.
Te njejtat metoda, te njejtat fytyra,
Nuk me hiqen nga mendja “protestat” e tyre para Kuvendit. Me skema te keqperdorura per “presion qytetar”.
Skena me e tmerrshme ishte perdorimi i nje te pamunduri dhe nenes se tij qe as nuk dinte te artikulonte emrin e tij, jo mendimin per reformen ne drejtesi. Nje dhimbje qe te peshonte mbi gjoks, se si mund te keqperdoresh je qenie te vuajtur njerezore, per hesapet e parave te donacioneve per reformen ne drejtesi. Si mund te abuzosh me nje te pamundur per te perfituar miliona dollare nga USAID dhe programet e BE.
Keto skena jane te perdorura gjeresisht edhe sot ne SHBA kunder presidentit Trump. Jane te njejtat skema si dy pika uji. Shoqatat me ngjashmeri emrash dhe me te njejtin pagator, Xhorxh Soros.
Kush mbeshtet keto shoqata eshte kunder presidentit te SHBA z. Trump. Une i keshilloj te heqin dore nga skemat e vjeteruara sorosiane.
Kush i perdor dhe i mbeshtet apo i ben avokate te “kauzave” te tija, eshte hapur kunder politikes se Shteteve te Bashkuara.
Kush miklohet, i mbeshtet financiarisht, i perdor politikisht, i hedh ne treg mediatikisht, i jep suport qe te na paraqiten si shpetues te vendit, te deklaroje hapur qe eshte kunder administrates amerikane.
Keta bandite me parfum dhe xhel nuk e kane ngritur njehere zerin per koncensionet korruptive ne shendetesi qe rendojne mbi jete e qytetareve.
Kjo bande nuk ka ngritur njehere zerin per koncensionimin e shkollave per shitjen e hashashit, nga padrinot e droges ne bashkepunim me ata qe duhet t’i arrestojne.
Asnje germe per hashashizimin e jeteve rinore dhe ekonomise se vendit, se strateg eshte “Bamiresi” i tyre, Xhorxh Soros.
Keta sherbetore te mirepaguar nuk kane ngritur njehere zerin per gjendjen ekonomike te vendit.
Keta “luftetare te drejtesise” nuk kane thene gjysem fjale per banoret e Zharreses qe ortaket e padronit te tyre po i shkaterron shtepite dhe ata kane dy dite qe po bejne marrshimin e protestes.
Keta vjedhes fondesh dedikuar Shqiperise duhet te bejne vetingun e vets.
Vetingu duhet te filloje nga fondet e tyre te dedikuara per shqiptaret, jo per vilat e tyre ne bregdet as per makinat e tyre luksoze, as per orgjite e tyre.
Keta zemedhenjt e “Vetingur” duhet te te jene te paret qe duhet ti nenshtronet atij, per te bere transparence ku kane shkuar parate e shqiptareve.
Sot vendi ka nevoje per nje bashkepunim social, koherence politike dhe dialog, jo per dacibaot e sorosianeve
Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*