Darka “antiBasha”. 18 deputetë bashkë të shtunën në Durrës.

Ishin plot 18 deputetë të Partisë Demokratike së bashku në darkën e së shtunës në Durrës. Ndër ta spikasnin Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Genc Ruli, Florjon Mima etj.

14 janari në fakt nuk shënon ndonjë festë a përvjetor të caktuar që të mund të bëjë bashkë kaq shumë koka të demokratëve, kështuqë i ziu njeri pyet; Ç’KA BËRË VAKI?

Asnjë lajm nuk ka dalë në fakt nga darka e mbyllur, përveç faktit që kalastrenat i kishte sjellë bujarisht një deputet i një partie tjetër nga Peqini.

Ajo që bie në sy është se grupi i “darkës” janë deputetë që nuk janë pranë kryetarit Lulzim Basha, nuk janë të preferuarit e tij.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*