Darvinizmi politik shqiptar dhe rreziku i tensioneve të mëdha. Nga Armir SHKURTI

Më shumë ngjan me një gosti kanibalësh në fakt ky muaji i fundit, që nga marrëveshja Rama – Basha. Peshku i madh iu turr të voglit pa besë e pa mëshirë. Bukur! Shumë u gëzuan. “I hoqëm qafe këta që na bezdisnin”! – festonin militante entuziastë. Tani mbetën në “tepsi” edhe dy: LSI dhe PDIU. Për këta “tava” është prenotuar për më 25 qershor. Atë ditë kanë caktuar për t’i therrur dhe pjekur.

Kjo qe një kthesë e papritur në darvinizmin e politikës shqiptare. Shprehja e Talat Pashës, ministrit të Brendshëm të Perandorisë Osmane, thënë Ekrem Bej Vlorës se “kur të mbarojnë kullotat pafund të perandorisë sonë do shqyeni njëri -tjetrin në atë vendin tuaj të varfër e të vogël” , doli profetike.

Duke mbetur tek Darvini: Nuk mbijeton ai që është më i fuqishmi por ai që përshtatet më mirë. “Tepsia” ka bukë për të gjithë, kështuqë të gjithë janë pèrshtatur deri më sot. Tani tepsinë e do vetëm njëri për vete. Të tjerët duhet të ngordhin. Kjo është situata.

Çështja është se e gjitha luhet tek “tepsia” dhe rreth “tepsisë”, nën hundën e një popullI përditë e më të uritur dhe nëpërkëmbur. Sot – edhe i papërfaqësuar. Dyshja rreth tepsisë nuk është sot as përfaqësuese e ndonjë klase a ideologjie, por thjesht grupime pragmatiste interesi. Sot në fakt dallimi i njërës parti nga tjetra është i papèrfillshëm duke bërë që praktikisht – sipas ligjeve të darvinizmit – të jetë e pamëshirme, si luftë brenda llojit që është.

Edhe ashtu siç ishte, politika shqiptare qe larguar mjaft nga interesat dhe problemet e votuesit. Sot, e deformuar dhe monopolizuar siç u bë, është edhe më arbitrate dhe e huaj për një shumicë njerëzish. Kur “tepsia” mbetet ideali dhe angazhimi i vetëm i politikës, të gjitha tensionet dhe hallet e tjera veçse acarohen dhe fryhen. Situatë si e sotmja mbahet mend në vitet 1989. –  ’90 dhe ’96.

Na kujtohet viti 1996, kur pas fitores fantazmagorike të PD-së dhe shuarjes së protestave shpejt e shpejt, u duke se tashmë s’kish burrë që rrëzonte më Berishën. Ama pas 8 muajsh u bë nami. Shoqëria njerëzore ka ligjet e veta ku, si në fizikë, asgjë nuk zhduket por transformohet. Pra një energji negative në rritje prej urisë dhe arrogancës nuk është çudi t’i dalë nga kontrolli dy përçorëve që të vetmin flamur kanë tepsinë. Demokracia ka ca parametra, pa të cilat nuk quhet e tillë. Duke filluar që nga pluralizmi , përfaqësimi dhe transparenca. Po ashtu edhe kontrolli dhe ballancimi. Diktatura nuk është kur është i keq udhëheqësi por nuk s’ndjehet opozita, kur është në tepsi opozita ose kur ajo mungon fare.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*