Debat për trimërinë e shqiptarit në shekuj mes Kolit dhe Koçit

Koli – Si thua ti vëlla, kur na thonë ne shqiptarëve “popull trim”, a e kemi me hak?

Koçi – Pa pikën e diskutimit! E tregon historia qindravjeçare….

Koli – Po ne qëndruam 500 vjet nën turkun…

Koçi – Po pikërisht! Po të ishim frikacakë do kishim ikur. Por me trimëri rezistuam. Më trimat akoma shkuan në Stamboll e u futën deri në administratën e lartë turke. Pse, me gjithë atë ushtri që kishte turku, s’na kishte shfarosur ne? Po ngaqë ishim trima nuk na trazoi.

Koli – Po në luftën e dytë botërore, italiani këtu qëndroi derisa kapitulloi…

Koçi – Uaa!! E ditke krejt gabim historinë! Ne e shporrëm që në 42-shin italianin. Ja, shih festën e Çorovodës. 5 shtator 1942 u çlirua. E nuk ia mbajti më italianit të kthehet.

Koçi – Po gjermani?

Koli – As gjermanit s’ia mbajti të shkelte në Çorovodë…

Koçi – Po s’është Çorovoda Shqipëria i Koli.

Koli – Po mirë, a nuk ishim ne që shporrëm jugosllavët, rusët,,,A nuk dolëm ne nga Traktati i Varshavës e hëngrëm edhe bar po parimet nuk i shkelëm?

Koçi – Nejse, ato i bëri partia, po ne , vet si popull.

Koli – Nuk të duket trimëri ty të mbjellësh hashash në gojë të ujkut? Ta paketosh, ta shesësh, të kalosh detin me skaf, të ndërtosh pa plan e pa leje, t’i marrësh tokën tjetrit….

Koçi – Dale se ti ke qenë me Saliun dhe nuk mund ta quash trimëri kohën e Enverit

Koli – Ore trimëri është edhe të durosh e të rezistosh. Ja, si qen vuajti Enveri prej këtij populli. Iu shfaq diabeti e zvarrë – zvarrë e shtyu. Po Ramizin që e futëm në burg? Po Nexhmija, nuk e sheh si ka përfunduar? Se ne jemi sa trima aq edhe fisnikë. Ne i falëm xhelatët tanë…

Koçi – Po kur vrasim vëllanë , babanë, apo rrahim nënën?

Koli – Aaa! Trimi nuk duron padrejtësinë apo t’ia hipin në qafë. Qoftë ky edhe nëna a babai që të ka bërë kokën

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*