DEMOKRACIA E KOMUNISTEVE , *REPUBLIKA E LESHIT*. Nga Ilir DIZDARI*

Njezet e gjashtë vite me pare nje grup i vogel te rinjsh studente shqiptare menduan dhe vepruan per te ndryshuar gjendjen e Shqiperise e cila kishte arritur ne limitet e varferise shume dimensionale politike, shpirterore, morale dhe ekonomike.
Asokohe te gjithe ata mendonin se s’ kishin rruge tjeter vetem se te ndryshonin sistemin qeverises diktatorial komunist qe e emertonin *shteti i leshit* ku jetohej nje *jete leshi*.
Idealizmi i atyre diteve ishte madh dhe jo vetem populli i thjeshte te persekutuarit por edhe komunistet u bene me studentet per te ndryshuar gjendjen ,porse vetem se kishin nje detaj te vogel me vete qe beri ndryshimin e madh ne vitet qe do vazhdonin ,*Mentaliteti komunist*.
Gjithe funderrinat e llumit te sistemit qe po binte, me direktive nga lart apo me *pragmatizmin* e hijenes per kermen,u mblodhen grusht bashkuar rreth pluralizmit politik dhe rrethuan partite e para opozitare duke e devijuar nevojen e shqiptareve per te ndertuar qytetin demokratik ne qytetin e plotesimit te nevojave te tyre.Keta hajdute me *kostume demokratike*po me xhepat plot me tesera te kuqe dhe me stemat kineze ishin te qarte qe pasi ti zbraznin xhepat nga gjerat e kaluara ti mbushtin me vlerat e medha qe po vinin me ardhjen e sistemit te ri ,qe ne thelbin e saj kishte lirine ,ekonomine e tregut dhe pushtetin e financave.Duke ju vjedhur jo vetem parate shqiptareve po dhe te ardhmen ndryshe qe ofronte liria.
Keshtu pasi kishin vrare nje klase te pasur me preteksin e barazise dhe lirise komuniste,erdhi koha e krijimit te klases se re te pasurve e atyre qe po konvertonin pushtetin politik te sekretareve te partise ne ate ekonomiko+politik *demokratik*.
Kjo gje s do kishte ndodhur nese nuk do te ekzistonte mentaliteti i duhur i klonuar i shqiptareve te asaj kohe qe ishte perpunuar me kujdes per 50 vjet me te gjitha menyrat ku mbizoteronte klima e dhunes.Eksodet biblike te shqiptareve per te ikur nga syte kembet per nje jete ndryshe ne perendim,pafuqia dhe padija e tyre se si funksiononte sistemi i ri te parrahur me instrumentat e drejtimit ,pranuan dhe zgjodhen *staret e rinj *te fateve te Shqiperise,te mirearsimuarit te perkedhelurit e fatit dhe sistemit te vjeter.
U kujdesen mire qe asnjeri prej tyre qe u cua ate nate apo me pas e qe donte te bente qytetin demokratik te mos kishte mjete dhe rruge dhe kete gje e bene dhe me ligj.
Ligji elekt


oral ,Ligji 7501 elita politike,elita gjygjesore,elita mediatike qe kemi sot deshmon si drita e diellit ate qe thashe me lart dhe faktin qe ne Shqiperi eshte instaluar *Demokracia e komunistave*.
Perdoren Levizjen Studentore Shqiptare 90 91 si emer duke sajuar lloj lloj skemash dhe figurash qe tashme u ka dale boje bile dhe ish bashkepunetor te sigurimit te shtetit per ti paraqitur si lider te asaj levizje.
Shqiptare LSSH 90 91 nuk mban asnje pergjegjesi per gjithe te zezat qe I kane ndodhur Shqiperise keto 25 vjet.
Popull shqiptar elita politike shqiptare ja arriti qe te ruaj mbemrin dhe te ndryshoj vetem emrin nga diktature komuniste ne demokraci komuniste shkurt permbajtja e njejte.
Shqiptare ta gezojme 8 dhjetorin diten e rinise diten e lirise ne vendin tone te dashur te hajduteve ne Republiken e Leshit.
*Ilir Dizdari
Kryetar I LSSH 90 91

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. PPSH ne menyre te paramenduar dhe te organizuar,duke perdorur sigurimin e shtetit,pollen PS+PD+LSI+ ca leshra te tjera,dhe nga nje sistem komunist,sajuan sistemin e sotem,qe eshte sistem komunisto-mafioz. Vazhdon te beje ligjin ne Shqiperi,sigurimi i shtetit,qe ka ndryshuar emrin,por jo kontigjentet( edhe kur ka vdekur babai,ne shik eshte punesuar i biri) me bandat e tyre,ose “armet e Partise,per mbrojtjen e pushtetit.E.Hoxha”Polici,Prokurori,Gjykata,qe vazhdojne perndjekjen politike dhe ekonomike,natyrisht,me emra te tjere padish,jo me per agjitacion e propagande.Praktike e njohur edhe ne dikaturen komuniste. Te privilegjuarit e atehereshem injorante,jane po ata,po prape injorante,por tashme jane bere mafioze. Masa e popullit ne mjerim ishte dhe ne varferi ka mbetur. Veçse tashme pjesa me me inteligjence e kulture i ka ikur. Prandaj edhe kryebanditet e politikes,jane bere edhe me arrogante dhe cinik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*