Demokracia e TURPIT e dibranëve, që fillon dhe mbaron te thesi me miell . Nga Jakup B. GJOÇA

 

Zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 për dibranët, së pari ishin Çështje Nderi, sesa zgjedhje administrative!

Dibranët e bashkisë së Peshkopisë në zgjedhjet e reja për kryebashkiak, fillimisht, duhet të votonin për NDERIN e tyre, sepse me votë duhet të lanin nga ndërgjegja e tyre Turpin që u hodhi dibranëve kryebashkiaku socialist I brekëve me vrima. Dibranët, me votë, duhet të damkosnin fajtorin e Turpit të brekëve me vrima, që është kryetari I PS, Edi Rama, meqë ai përzgjodhi Shukriun për kryebashkiak në 21 qershor 2015. Por rezultati I 11 shtatorit 2016, u la dibranëve Turpin e brekëve me vrima, përfundimisht në ndërgjegjen dhe moralin e tyre!

 

 

Rezultati i votimit të 11 shtatorit 2016, për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Peshkopisë, njollosi me vulën e turpit gjithë Peshkopinë.

Kjo sepse, brekët me vrima, para 11 shtatorit 2016, ishte njollë Turpi jo vetëm i kryebashkiakut socialist Shukriu, por edhe njollë Turpi i moralit politik të kreministrit Edi Rama.

Shukriu, si kryebashkiak u zgjodh si model politik nga kryeministri Edi Rama, ndaj edhe ligji e detyroikryeministrin Edi Rama që të ribëheshin zgjedhje të reja në bashkinë e Peshkopisë. Partia Socialiste, para 11 shtatorit 2016, duke qënë se para dibranëve ishte e damkosur me Turp, u mundua politikisht, me deklarata shtypi, që t’I kundërvihej edhe Ligjit, duke mos pranuar që të ribëheshin zgjedhjet për kryebashkiak. Madje, PS, edhe pse parti në Pushtet, iu kundërvu haptazi publikisht, duke paragjykuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të penguar me çdo mënyrë zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 për zgjedhjen e kryebashkiakut të Peshkopisë.

Zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 për dibranët, së pari ishin Çështje Nderi,sesa zgjedhje administrative!

Dibranët e bashkisë së Peshkopisë në zgjedhjet e reja për kryebashkiak, fillimisht, duhet të votonin për NDERIN e tyre, sepse me votë duhet të lanin nga ndërgjegja e tyre Turpin që u hodhi dibranëve kryebashkiaku socialist I brekëve me vrima. Dibranët, me votë, duhet të damkosnin fajtorin e Turpit të brekëve me vrima, që është kryetari I PS, Edi Rama, meqë ai përzgjodhi Shukriun për kryebashkiak në 21 qershor 2015. Por rezultati I 11 shtatorit 2016, u la dibranëve Turpin e brekëve me vrima, përfundimisht në ndërgjegjen dhe moralin e tyre!

Dibra, historikisht ka qënë trevë e qytetërimit të Kombit Shqiptar. Dibranët, historikisht janë shquar për Moralin dhe Fisnikërinë e tyre.

Dibranët, historikisht, kanë treguar ndaj çdo rregjimi edhe shpirtin e tyre demokratik, sepse Lirinë e kanë patur Ideal të Jetës së tyre!

Por, Morali dhe Fisnikëria e dibranëve u njollos nga Turpi I 11 shtatorit 2016, sepse, dibranët shitën Vetveten, shitën Ndërgjegjen, shitën Moralin, shitën Fisnikërinë për një thes me miell.

Dibranët, duke Rivotuar  në 11 shtator 2016 politikën që polli Shukrin e brekëve me vrima, u dëftuan shqiptarëve, se Demokracia e dibranëve në ditët tona fillon dhe mbaron te thesi me miell.

Sepse, dibranët me rezultatin e  11 shtatorit 2016 për rizgjedhjen e kryebashkiakut të Peshkopisë, nuk dënuan Turpin e brekëve me vrima, por shitën votat e tyre, shitën nderin e tyre, shitën shpirtin e tyre demokratik për një thes me miell.

Dibranët shitën votat e tyre  për një thjes me miell, te ajo politikë që Moralin qytetar  dhe Ligjin e përshkeli te brekët me vrima.

Dibranët, duke Rivotuar në 11 shtator 2016 atë politikë që Shukriun e bëri model politik, nuk do të heqin kurrë nga Turpi I tyre atë imazh të deputetit socialist, që ulëriti  nga hysteria, në mitingun publik në Peshkopi,  edhe pse ky deputet u akuzua se ka abuzuar dhe ka përvetësuar 70 % të tenderave në Bashkinë e Peshkopisë. Deputeti socialist, kurrë nuk përgënjeshtroi akuzat e abuzimit me tenderat publikë në Bashkinë e Peshkopisë, por, rezultati i 11 shtatorit 2016, mund të të çojë në përfundimin logjik, se thesët me miell që u shpërndanë fshatarëve dibranë para 11 shtatorit 2016, ishin (ndoshta) kontributi elektoral i deputetit socialist.

Partia Socialiste në fushatën elektorale të 11 shtatorit 2016 u tall haptazi me dibranët, teksa u Ripremtoi se do të ndërtonte, rrugë, do të ndërtonte shkolla, spitale, kanale ujitëse, do t’u sillte dibranëve mirëqënie, do të hapte vende të reja pune.

Kjo Parti Socialiste në këto 3 vjetët e qeverisjes qëndrore nuk mbajti asnjë premtim elektoral të 23 qershorit 2013, por për dibranët mbolli vetëm varfëri, papunësi, derisa monopolizoi në Bashkinë e Dibrës të gjitha tenderat publikë në xhepin e deputetit socialist, që u histerizua publikisht  në Peshkopi para 11 shtatorit 2016.

Kjo Parti Socialiste në 1 vit të kryebashkiakut socialist Shukriu, nuk mbajti asnjë premtim të 21 qershorit 2015, por dibranëve u la Turpin e brekëve me vrima.

Atëhere, cila është logjika që dibranët Rivotuan sërish këtë Parti Socialiste?

Të besojmë, që dibranët Rivotuan këtë  Parti Socialiste, se (më në fund) u bindën  se pushtetarët e PS do të bëjnë në këtë ndërkohë të shkurtër që ka mbetur, gjithë ato gjëra që nuk i bëri për dibranët deri tani?

Apo, që, pushtetarët e kësaj Partie Socialiste, nuk do të grisin më brekët e kurvërisw nëpër  zyrat e shtetit?

Është vështirë që dibranët e ndershëm, që janë shquar historikisht për qytetarinë dhe shpirtin e tyre demokratik ndaj çdo lloj regjimi dhe pushteti,  të bien pre e këtyre  mashtrimeve  politike të kësaj Partie Socialiste.

Atëhere, çfarë ndodhi në 11 shtator 2016, në zgjedhjet bashkiake në Peshkopi?

Por, sot, dibranët janë shumë herë më të varfër, sesa ishin në 23 qershor 2013.

Sot dibranët janë edhe shumë më të dëshpëruar nga mjerimi, sesa ishin në 21 qershor 2015.

Pushtetarët e  kësaj Partie Socialiste, ata, që monopolizojnë tenderat publike, prandaj e varfërojnë shqiptarin. Që ta kenë më të lehtë, që shqiptarit t’i blejnë Votën, që t’i blejnë Nderin, që t’i blejnë Demokracinë VETËM me një thes me miell!!!

Dhe, kur njeriu është i vrarë nga mjerimi, kur njeriu është i pashpresë nga dëshpërimi, atëhere, njeriu shet edhe Shpirtin e tij, njeriu shet edhe Moralin e tij për një thes me miell, sepse uria dhe zorrët bosh të barkut, nuk kanë më ndërgjegje, nuk kanë më moral, që të shikojnë sesi grisen pushtetarëve u brekët e kurvërisë dhe kështu janë duarlidhur që të reagojnë demokratikisht.

Dhe dibranët, dje, në 11 shtator 2016, duke Rivotuar atë Parti Socialiste, që i varfëroi më shumë, duke Rivotuar atë Parti Socialiste, që i njollosi dibranët edhe me Turpin e brekëve me vrima, SHITËN me votat e tyre për një thes me miell edhe SHPRESËN për të jetuar me dinjitet!!!

Dibranët, fatkeqësisht, në 11 shtator 2016 dëshmuan që tashmë demokracia dhe qytetërimi I tyre fillon dhe mbaron te thesi me miell.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*