Demokratë! Ta shporrim Ramën nga PD -ja! EDITORIAL

Mbrëmë Lulzim Basha nuk e dha dorëheqjen pas kataklizmosë zgjedhore të 25 qershorit. Papritur shpalli ngrirjen e funksioneve të tij organizative. U duk si një zgjidhje e ndërmjetme mes largimit dhe qëndrimit, apo si një eufemizëm djallëzor për të thënë “ika për të mos ikur” e plot variante kafenesh. Por e vërteta e madhe është se

BASHA NË KRYE TË PD -së RI SI BRIGADIERI I EDI RAMËS!

Nuk e kemi harruar që ka një marrëveshje, apo jo? Që kjo marrëveshje të vazhdojë, duhet që parneri i Ramës, Lulzim Basha, të mbetet me çdo çmim në krye të Partisë Demokratike. Nëse Basha ikën, kush e garanton Ramën?

Nëse Basha, që të hënën , kur u mor vesh se partia që iu besua të drejtojë humbi zgjedhjet, do kishte marrë përgjegjësitë e do të kish dhënë dorëheqjen, duke i kërkuar kokulur demokratëve një mandat tjetër, me shumë gjasa e merrte. Por edhe nëse jo, sërish nuk është tragjedi.

POR BASHA KA DETYRË QË ME ÇDO ÇMIM TË JETË BRIGADIERI I PD-së PËR LLOGARI TË EDIT!

Prandaj bëri sikur hoqi nga vetja një pèrgjegjësi që në fakt edhe sikur të kish fituar, sërish duhej ta delegonte: përgjegjësitë për të organizuar rizgjedhjen e vetvetes.

Shihni se si e kanë marrë në mbrojtje mediat e Ramës dhe fejsbukjanët tinzarë të rilindjes dhe republikës së re. Rilindas të thekur “admirojnë” qytetarinë perëndimore” të Lulit dhe “alarmohen” se s’ka kush e pason.

Nga fjalimi i mbrëmshëm, qëndrimi i këtyre ditëve dhe agjitpropi i Pi Arit lexohet qartë që udhëheqësi i disfatës ka ndërmend ta mbajë me thonj postin e kryetarit, i ndihmuar e mbështetur fort nga parteri i këtij rezultati, Edi Rama.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*