Denohen me burg studentët që qëlluan me vezë Edi Ramën

Liria e protestës në Shqipëri drejt ndalimit total. Sot iu dha shuplaka e parë studentëve të cilë guxuan të protestonin. Ndërko si formë revolte disa student kishin qëlluar me vezë “Carin shqiptar”

Gjykata ka dënuar me nga 2 muaj burg 8 studentët që goditën me vezë Rama. Dënim ky që do të konvertohet në shërbim prove.

Studentët e dënuar janë Anita Lushi, Bora Mema, Klodjana Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuci, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku.

Megjithatë nga ana e ligjit është gjetur një xhep për të mos i denuar me burg studentët fatkeq, të cilët iu pre hovi në gjysëm.

Në zbatim të  nenit 63 të Kodit Penal është pezulluar ekzekutimi i vendimit dhe është zëvendësuar me detyrim për kryerjen e një pune në interes publik.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*