Depresioni problem aktual. Depresioni qe percjell Depresion. Nga Meli CERRI AGO

Rrugës që të çon për në fshat diku ne periferi te qytetit Lushnje, tek binte ne sy nje shtepi e vjeteruar, hodha syte tek nje vend i braktisur dhe shume i varferuar. Si natyre e ndjeshme qe jam ndalova ta veshtroj nga afer kete realitet te hidhur. Ne castin e mberritjes, Dielli i mjegulluar nga rete e shperndara dhe i rrethuar prej tyre,  si nje kurore e madhe drite, leshonte nje ndricim te perzishem edhe mbi kete djep ku strehoheshin jete ne veshtiresi. Tridhjete hapa larg meje shihja me vemendje nje rrugice te mbushur nga te dy anet me lule shumengjyreshe, qe dukej sikur te ngjyrosnin shpirtin me gjalleri dhe shprese. Ne castin e mberritjes fillova te pyes veten kush eshte ky njeri!…

Qe ne pamje te pare te krijonte humbje dhe deshire per te dashur,vazhduar dhe per te njohur jeten e tij. Ky i ri, ishte strukur ne nje rreze muri me nje cigare ne dore e per te kjo cigare ishte ngushellimi i tij pertej nje bote qe nuk e njihte dhe nuk ekzistonte me. Aty rrotull  dy vogëlushët e zonjes Elda po lluanin me nje biciklete te vjeteruar dhe nje top te leckamosur. Zonja e shtepise qe e kishte emrin Elda, me priti me ngrohtesi ne nje dhome te shtruar me qilim te kuq qe e kishte punuar me duart e saja ta arta ne kohet bukura vajzerise. Sepse endrrat e saj vajzerore te conin drejt nje pelhure te bardhe dhe pa mundur akoma te preke fatin e jetes qe do ti vinte me vone. Syte e kalter e te voglit pese vjecar qe kishte emrin Elio, brenda tyre ndriconin jo me larg se syte e nenes se tij, engjellushi i vogel ndjente frike kudo qe shkelte. Hapat e tij ishin krejt te ndrojtur ne ambientin ku ai jetonte i rrethuar nga prania e xhaxhait te tij 37-vjecar, veprime qe i ngjanin nje realiteti te eger, dritherues dhe jo te duhur per te. Brenda ne dhomen e zonjes Elda , Dorina, e bija tetëvjeçare, nisi detyrat. Me një portret ëngjëllor lexonte dhe shkruante mbi shtratin e nënës, se tavolinë nuk ka!…E pyes vogëlushën se ç’po mëson? Me zerin e saj kaq te bukur dhe me emocion mu pergjigj; “Po mendoj sikur te kisha edhe une nje dhome e te kaloja kohe me shoqet e mia por kam frike ta realizoj kete enderr…” Po pse ? Iu luta te me kthente pergjigje dhe une heshta e prita zerin e saj.

–  Po ja, une jetoj me nje xhaxha te semure ne shtepi dhe kurresesi shoqet e mia nuk do vinin nga frika prej tij! Ëndrra ime per te kaluar caste gezimi me to apo ndonje ditelindje me mua do mbetet vetem nje enderr. ..

Pyeta veten nëse mund ta përballoja unë një jetë të tillë…Para meje qendronte fytyra e zonjes Elda me gjithë misterin e jetës që ajo përballonte. Nuk kam pare ne jeten time nje zonje aq kurajoze, heroine, qe mbante ne perkujdesje dy femijet, burrin, kunatin e saj te semure dhe gjyshen e femijeve te saj 85- vjecare.

Me lot në sy më tregonte se gatuante dhe linte ushqimin gati per familjen e saj por kur vinte nga puna nuk gjente asgje sepse i semuri i pavetedijshem ia hante dhe ngelin te vegjelit pa ngrene. Tregoi se sa here zgjohet mengjeseve, puna e pare qe do ben është të bëjë buken sepse i semuri ia ha  gjithe naten dhe po mos te gjejë buke ai thyen cdo gje qe gjen perpara.

Elda nuk do të flasë kur ka pranë bashkëshortin,  Ardianin, e atij as qe i shkonte ndermend se ne jeten bashkeshortore hallet dhe provat me te renda i kalonte e shoqja e tij, e cila, duke synuar te shpetonte familjen me cdo mund qe ajo bente, duke u marre me pastertine, shtepine, token, dhe gjethet e saj ne kasolle. Për të rritur fëmijët e mbajtur familjen Eldës i duhet të luaj rolin e gruas së lumtur e të fortë.

Kjo familje është zhytur në mjerim shpirterore dhe financiare sepse nuk ka asnje ndihme prej institucioneve të shtetit ne lidhje me kujdesin ndaj një të sëmuri me depresion te shkalles se dyte. Femijet e saj gjenden në çdo sekond të rrezikuar nga shperthimet agresive te paparashikueshme te te semurit, i cili nga ana e tij është në një gjendje që qe te ngjall meshirë.

Dikur zonja “e lumtur” thyhet dhe shpërthen në zemërim. Nuk është as një ditë, as një muaj kjo gjendje, por kjo tashmë është jeta e saj. E ka një kufi edhe heroizmi! Me 10 mijë lekë pension të gjyshes 85 vjeç, me dy fëmijë për të rritur dhe një rrezik të përhershëm nëpër shtëpi, edhe më i forti dikur thyhet.

Jeta me frikë, mjerimi ekonomik, kufizimet në jetën e përditshme dhe familjare për shkak të një të sëmuri me drepresion i kanë dhënë pasojat. Tashmë depresioni është kthyer në realitetin e kësaj familjeje: nga më i vogli tek më i moshuari. Fëmijë që ecin me frikë se mos i dhunon xhaxhai, të mbyllur në dhoma, të pangrënë. Familjarë të vuajtur dhe të braktisur nga shteti në hall të tyre. Një bashkëshort që qëndron larg këtyre halleve dhe të vëllait të sëmurë. Një grua që mes lotëve luan rolin e nënës së gëzuar dhe bashkëshortes së lumtur për të mbajtur familjen e mbrojtur me ç’mundet fëmijët…

Edhe sikur ky të qe i vetmi rast në Shqipëri, sërish ia vlen të shkundësh institucionet. Por dramatikisht nuk është as një as dhjetë raste, por një epidemi e tmerrshme në gjithë vendin. Depresion që prodhon varfëri dhe varfëri që riprodhon depresion me mekanizmin që përshkrova më lart.

Ka forcuar ligjet shteti për dhunën në familje? Bërtasin të gjithë për dhunën ndaj grave? Ja tek i keni! Me bekimin e shtetit!! Për të hequr kostot nga vetja shteti shqiptar i trajton problemet e shëndetit mendor si sëmundje të zakonshme. Ta zemë, si veshkat. Kështuqë depresivë, skizofrenë, psikotikë etj etj i mjekon në spital pak ditë në çastet e krizave e pastaj i kthen në familje, ku fillon drama e pse jo tragjedia e vërtetë….

Do doja t’i jepja kurajo Eldës, shpresë, këshillë…por nuk gjej fjalë veç një buzëqeshje të sforcuar. Se çdo fjalë a ngushëllim është hipokrizi për këtë familje e këtë grua. E dhunuar në të gjitha kuptimet, e pambrojtur dhe potencialisht kontingjent i kronikës së zezë, falë politikave cinike të qeverive që qeverisin këtë tranzicion

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*