…dhe pastaj e ha ai që merr thesin e miellit e jo votën te kutia?!?!? SHËNIM

Me marrëveshjen e 17-18 majit dënimi për cënimin e votës u bë më i rëndë se grabitja e bankës. Nëse një fukara merr një thes miell për votën e vet, potencialisht mund të kalojë edhe 7 vjet në burg. Kështu e ka ligji!

Po numëruesit e 62 qendrave të votimit në Tiranë? Dje, rinumërimi i votave të 64 kutive të Tiranës nxorri parregullsi pothuaj në çdo kuti. Nëse një fshatar i varfër, i pa interesuar , i pa informuar, merr mundimin të shkojë tek kutia pasi ka shitur vullnetin e tij personal, disa funksionarë shteti, me titull, kualifikim e përgjegjësi zyrtare e ligjore e tjetërsojnë në tavolinë… pa asnjë pasojë?

Rinumërimi i pjesshëm i votave dje na përforcoi besimin tek parimi stalinist “nuk ka rëndësi kush voton, ka rëndësi kush numëron”. Na tregoi se edhe pas 27 vitesh pluralizëm sistemi nuk ia ka dalë të prodhojë alfën e demokracisë: NUMËRIMIN E SAKTË TË VOTËS!!!

Nga pikpamja praktike, mosndryshimi i rezultatit, pra mosdalja e Shpëtim Idrizit deputet është alibia që “po s’prish punë një votë më shumë një më pak. Ai s’doli që s’doli”

Akti më i madh kriminal i tjetërsimit të votës ishte Marrëveshja. Ajo hoqi mundësinë për të votuar rreth 70% të spektrit të deriatëhershëm politik. Pastaj vijnë këta komisionerë e numërues që 1-shin e bëjnë 2-sh e anasjelltas…..dhe ti do të dënosh me 7 vjet katunarin që merr një thes miell për votën e vet?!?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*