Dhimos tonë të jashtëm nuk ia mban nga greku. SHËNIM

Pak ditë më parë u bë nami në Greqi se ca ushtarë kishin bërë simbolin e shqiponjës me duar në foto. Greqia ka premtuar t’i fusë në burg. Pse?!

Në fakt nuk e ka keq. Athina mban ligjin e luftës me Shqipërinë. Përndryshe simboli i një vendi aleat, me të cilin ka disa marrëveshje e traktate, nuk do të qe problem.

Bëri sikur nuk e pa e nuk e dëgjoi Dimitri ynë këtë histori! I them “Dimitri” se kështu e quajti kur erdhi këtu homologu grek. Pra Dhimo e qepi e mbase mirë bëri.

Por tani na del se deputetë e ministra grekë kanë dhënë alarmin se qeveria shqiptare po ngre struktura paralele brenda ushtrisë greke! Këtu Dhimo ka detyrë të tregojë se e ka një palo qeveri ky vend, po ama e ka! Ky është përtej provokimit: është poshtërim dhe sulm direkt. Po ka rezik që Dhimo Bushati as në lajme nuk e ka parë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Po ky Dhimitri yne eshte per prift more sa fat ka lum si ky nje palo burre qe tall bythen me shqiptaret

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*