Dhurata e Lalit dhe buzëqeshja e Pandit për Tiranën. Ja kryevepra urbane e përuruar sot

 

Sot Lali i dhuroi Tiranës një vepër të madhe! Në foton kryesore të këtij lajmi duket qartë entuziazmi i Tiranasve për këtë vepër madhështore që ua dhuroi kryetari i lavdishëm i bashkisë.

 

15822925_10154907492281926_7808452919251767316_nUra e re në fakt është vetëm dy metra larg asaj ekzistuese. Po ç’tia hynim kot rrangalleve e t’i riparonim? Jo për gjë, por ky kodosh milet nuk ta quan kur riparon një gjë të vjetër por kënaqet vetëm kur i bën një gjë të re….

….në fakt nuk është sqaruar nëse urën e vjetër Lali do ta prishë apo do ta lerë aty ku është për të treguar diferencën mes dy botëve; atë të lindjes dhe atë të rilindjes!

Lindja , mirë a keq, ndërtoi ura të tilla thjesht për të kaluar mileti. Rilindja i ndërton për fasadë, për t’i treguar miletit “shih si po robtohena ne për ju…me lekët tuaja”

Mund të thotë Lali ose Pandi që ishte me të se nuk qenë lekët e taksave por dhuratë. Pooo! Ashtu është! Por me ato para për shembull mund të qe riparuar ura në Shëngjergj, mund të qenë ndërtuar rrugë e ura në periferi të Tiranës, edhe aty ku nuk ka shumë sy e vota…

 

15894781_10154907515856926_1854899885865924287_n

Po, jo jo!! Asgjë nuk ka vlerë përballë ngazëllimit ngjitës të Pandit! Shihni se sa i lumtur është teksa heq konin nga ura. Kjo është një metodë revolucionare e përurimeve. Rilindja nuk pret shirita por ka fantazi për të tilla skena. Edhe Lali, me tuta. Gjoja, po kalonte këtej, s’është zyrtare… i ra rruga dhe doli në gjithë televizionët që papritur e padashur u gjendën aty, në ditën e hapjes së urës.

Falemnderit Rilindjes për këtë dhuratë dhe këto ditë të bardha që na sjell

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*