Dija dhe aktivizmi – arma jonë kundër të keqes Edi Rama. Nga Indrit HOXHA*

Ka një armik të betuar rinia e këtij vendi: Edi Ramën. Ky individ gjysmë i arsimuar, siç qe edhe Enver Hoxha, na shpalli platformën e arsimit profesional si edukimi i preferuar për ” gjeneratën tjetër”. Në valën e euforisë prej “një milion shuplakave”, ky gjitar me gjysmëshkollë profesionale, nisi të tallet e vërë në lojë të arsimuarit e sidomos juristët. Mbylli universitete me parrullën “Hidraulikë dhe elektriçistë”! Këtu na udhëzon Rama të shkojmë.

Me një popull të pa arsimuar dhe rini të lënë në terr çdo tiran e ka shumë të lehtë të sundojë. Për këtë arsye ne kemi nevojë për një rini të shëndoshë, të arsimuar, të edukuar, të matur, të hapur, të ekuilibruar, të guximshme dhe të qëndrueshme për të marrë në dorë në rradhë të parë fatin personal e më tej edhe atë të vendit.

Ashtu si një meteori koha e Ramës po digjet shpejt. Ti ku do të jesh atëhere? I dëshpëruar, i nënshtruar dhe i plogështuar, apo aktiv, dhe i përgatitur?

“Gjenerata tjetër” rezultoi tashmë projekti i Edi Ramës për të djegur një brez të tërë dhe për të përgatitur një kope të nënshtruarish për një të ardhme të qetë për vete , padronët e tij dhe pasardhësit. Ndaj dhe aktivizmi, shkollimi dhe zhvillimi i vetvetes është sot më shumë se kurrë mision. Ndaj dhe thirrja për shokun në krah, këto ditë të vështira është:

Me ty është ëndrra, shpresa e fuqia. Mos u gjunjëzo!

* Indrit Hoxha – Sekretar i Burimeve Njerëzore në FRPD

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*