Diskriminim i hapur gjinor dhe moshor në Urdhërin e Psikologut…

Vetëm një burrë more, vetëm një! Ndër 24 anëtare të këshillit kombëtar dhe presidentja, të gjitha femra…vetëm një mashkull? Mesa po duket rilindja e Ramës punoi me aq zell sa tashmë duhen vendosur kuota gjinore për…burrat.

Po mirë që në Këshill ka vetëm një burrë sa për farë, por …ku janë baballarët e psikologjisë shqiptare? Prof.dr Ylli Pango…prof.dr Jashar Demiri… prof.dr Zenel Orhani apo edhe nënat xhanëm, përndryshe”zonjat e ekranit” siç mund të quhen me të drejtë psikologet që na kanë këshilluar si prindër të vërtetë nga ekrani si Nora Malaj, Xhoi Jakaj, profesoresha e nderuar nga Londra Mirela Sulaj…

Megjithëse, për hir të së vërtetës,  këta që u zgjodhën në Këshill nuk u kanë lënë gjë etërve – nëse i quajmë me dashamirësi kështu ata që përmendëm më sipër – si nga formimi profesional ashtu edhe nga tipi. Për të mos folur pastaj që presidentja e nderuar është sa të gjithë t’i mbledhësh bashkë e t’i pjestosh për t’i nxjerrë mesataren.

😉 😀 😀

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*