Djali i të vrarit i le bythën djalit të vrasësit. Ia doli rilindja! Nga Koçi Fosi

Rama po i përdor edhe një herë tjetër ish të përndjekurit politikë. Përmes një vegle të tij, qytet më qytet po i mbledh për të krijuar një parti të ish të përndjekurve politikë …. në krah të rilindjes! Nga janë e nga s’janë, ata që janë të gatshëm të shesin përndjekjen e tyre e prindërve, po marrin oferta dhe dhurata. Dikush vend pune, dikush leje legalizimi, një tjetri fëmija në shkollë e kështu me rradhë sipas nevojave dhe mundësive.

Në fakt në këtë çerek shekulli kush nuk talli trapin me përndjekjen! Nga Ramiz Alia e me rradhë kush erdhi pas, duke i lënë po të varfër dhe nënshtruar, duke pritur si lypsarë këstet në para të dëmshpërblimit për jetët e humbura nga ekzekutimet e diktaturës, burgu, puna e detyruar, internimi….

Sot e ka rradhë e talljes së bythës garda e re e bllokut, Çuni i Kristaq Ramës e nipi i Spiro Kolekës, biri i Sul Bushatit, goca e Llambi Gegpriftit, kushëriri i Lenka Çukos, çuni i Bab Myslymit me shokë. Bijtë e atyre që u vranë e u shkërdhyen burgjeve baballarët sot po ua blejnë gjakun me vende pune e para!

Të çohej nga varri Enveri do t’i binte në gjunjë Edi Ramës për gjenialitetin e tij. Nuk besoj se ka patur kaq fantazi e humor të zi sa të çojë ndërmend se këlyshët e tij do të krijojnë një parti me viktimat e tij dhe kjo parti do të jetë aleate me bllokun e rilindur.

Mirë, sistem amoral është ky, e kemi pranuar. Por jo imoral! Edhe kurvërinë e kemi pranuar si pjesë të tij, por shitjen e gjakut tek gjaksori për ta mbajtur në pushtet atë, kjo nuk ka bythë ku të rrijë, ndaj s’po e zgjas më se s’ka kuptim asgjë pas kësaj,

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

5 Comments

  1. Jam i djathte, kam lindur i djathte, do vdes i djathte (jo me PD, sepse nuk eshte e djathte). Nuk do te kaloja kurre me nje parti qe ka ndryshuar emrin nga PPSH ne PS; por nga krahu tjeter, PD e ka hak nje goditje sepse eshte TURPI I SAJ, lenia pas dore e kesaj shtrese! As nuk ktheu pronat, perkundrazi ua vodhi edhe ato te mbeturat me ALUIZNI-n. AS nuk beri demshperblime. Eshte e turpshme qe 2 here me shume keste ka dhene PS ne keto 3 vite, sesa PD ne 8! Eshte gjithashtu TURP i PDs qe duke shfrytezuar bindjen e kesaj shtrese i ka lene ne harrese. Tani qe PD rrezikon, kujtohet t’i bjere kembanave te alarmit, sepse rrezikon te humbas vota! TURP!!!
    Megjithate nuk e besoj te jete e vertet. Ky eshte “mallkimi” i fisnikerise shqiptare te rene gjate komunizmit, sepse per ideal, nuk shesin dhe tregetojne voten. Por kete ideal, maskarenjte dhe bukeshkalet e politikes e shfrytezojne per materiale dhe u vjen keq kur u prishet llogaria!

  2. Or mik nuk e di ti se Rama ka bere minister burrin e gruas se vet. Dy bile ne nje kacile. Ai i pushtetit lokal, qe vec merr rrogen e tund rroten. Po ate ministreshen Harito nuk e di, po eshte mbesa e Sofo Lazrit more mik. Nuk ditke fare mesa shoh…kerko kerko se ka akoma…akoma. Qelbsat e byrose i gjen kudo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*