Do luftë klasash Petro? Gati jemi ne , nacionalistët! Nga Fatmir HOXHA *

Nuk jam marrë në jetë me kone e zagarë, por kur i zoti fshihet pas tyre, më duhet t’i them nja dy llafe, në emër të gjakut të nacionalistëve të vrarë në luftën civile të nisur dhe fituar nga Enver Hoxha me kriminelët e tij.

Na del një bolshevik provincial, një farë Petro Koçi, dhe na kritikon presidentin e Republikës se përse dekoroi ballistët e ekzekutura pa gjyq në Myzeqe nga krimineli Mehmet Shehu. Të qe për këtë limon të shtrydhur nuk do t’ia kish vlejtur koha e harxhuar, por pas tij qëndron djali i Kristaq Ramës, ekzekutorit të poetëve dhe djali i motrës së Spiro Kolekës. Edi Rama, të parin vendim që mori si kryeministër, ishte ndalimi i prononcimeve pa lejen e tij të zarave të tij. Kjo do të thotë se ky punëtori që foli dje ka dalë me urdhërin e Edvin Kristaq Ramës.

Fara e kuqe, nga ku vjen edhe ky petroja, ka vrarë shqiptarë. Pa gjyq! I ka vrarë në luftën për pushtet, që nga viti 1941 e deri në 1991. Me dhe pa gjyq. Rasti i 71 shqiptarëve të vrarë nga shqipfolësit komunistë është një ndër kapitujt e errët të luftës civile të ideuar nga jugosllavët dhe zbatuar nga vegla e tyre Enver Hoxha. Kjo luftë civile u shndërruar në genocid për 50 vjet të tjera me rradhë. Familjet dhe fisi i nacionalistëve u përndoq e u shua me plumb, litar, burg e internim.

NE I FALËM!

Me plagë në zemër falëm persekutorët dhe kriminelët. E gëlltitëm edhe poshtërimin “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”. Hajt se po falim e po shohim përpara. Por këta nuk falin! Luftën civile që e ideoi dhe zbatoi Enveri nuk e la mangut ky Petroja , kur i erdhi koha. Për fat Xhikja ia qethi kokën në kohën e duhur. Por rrugën e Enverit ndoqi sidoqoftë edhe më pas ky që revoltohet sot -natyrisht në emër të Edvin Kristaq Ramës – për ballistët e ekzekutuar pa gjyq.

Boll më! Në kushtet e një pluralizmi normal , apo edhe të brishtë, është normale të tolerojmë. Por nuk bëhet më fjalë në kushtet e tiranisë. Mirë që padrejtësia shoqërore po çimentohet, fjala e lirë po burgoset, vota po blihet e liritë po ngushtohen, por që zara të pushtetit të përdhosin gjakun e nacionalistëve të ekzekutuar pa gjyq e të mbrojnë luftën e klasave sot, ky është fundi! Po e deshën sy për sy, e dhëmbë për dhëmbë, ne jemi jo vetëm gjallë, por më të fortë se ç’mendon Petro me gjithë ustain e vet.

 

*Fatmir HOXHA – kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Filloji lufta PARTIZANE e GJERMANE ne PARLAMENTIN SHQIPTAR.
    Bijte e kelysheve te KUQ, filluan te zihen njeri me tjetrin.
    Cfare PARODIE.
    E tmerrshme si e shfrytzojne kete POPULL.
    A keni TURP ju o jashteqitjet e KOMUNIZMIT qe ofendoni BALLIN KOMBETAR?
    Po ju DEMOKRATET e KUQ, a keni TURP qe mundoheni te na beni ADVOKATINE nepermjet bijve te atyre qe na VRATEN dhe PERSEKUTUAN?
    Njera pale reprezantaton PARTIZANET, dhe tjetra luan rolin sikur ka marr ne mbrojtje GJERMANET (BALLIN -KOMBETAR).
    Edhe pse HIENAT jane pjelle nga e njejta STROFKE, gjithmone para zgjedhjeve qellimisht pozicionohen ne LLOGORE.
    Ne kurre per jete nuk ju besojme KOMUNISTEVE dhe PJELLJES se tyne.
    Pavarsisht se cfare ngjyre flamuri mbajne ne duar.
    Por as ketyre DEMOKRATEVE, qe me recordet qe kane shenuar kane treguar se jane te pameshirshem, kundra ish te persekutuarve.
    Ore njerez keta DEMOKRATET vertet jane mosmirnjohes.
    Jane jo vetem mashtrues dhe te lige.
    Kane natyren dhe pamjen e njejte me ate te LIDERIT tyne BASHA.
    Pasi sukseshem marrin VOTAT VIKTIMAVE te KOMUNIZMIT, kur vijne ne PUSHTET keta DEMOKRATET, ju shpallin lufte pa kompromis familjeve te ish se persekutuarve.
    Historia ka treguar se DEMOKRATET, ne vazhdimsi deri ne ekstrem, kane krijuar KONFLIKT me viktimat e ish komunizmit.
    Me tregoni mua numrin e ISH te PERSEKUTUARVE qe jane DEPUTETE ne emer te forces politike te PD-se, ne cdo PARLAMENT?
    ASNJE – ASNJE – ASNJE.
    Po kush mendoni se duhet te reprezentatoje te persekutuarit?
    Bijte e SIGURIMSAVE dhe te PARTIZANEVE qe akoma ndjehen krenare per KRIMET e BABALLAREVE te tyre?
    Bijte e PROKUROREVE dhe SPIUNEVE te KUQ si G POLLO, LUL BASHA, RUSMAILI, B MUSTAFAJ, SHERFEDINI, BAMKE TOPI, OKETA, INA RAMA, PALOKA, GJONGECAJ, P ZOGAJ, KUNATI, VJEHRRI, NGJELA apo kush tjeter?
    Po pse ju kelyshet e kuq gjithmone mendoni, sikur bijte dhe bijat e viktimave te KOMUNIZMIT, nuk dijne te lexojne apo shkruajne?
    Pse e keni kete psikoze urrejtje, ne menyre permante ndaj kesaj shtrese?
    Por ju DEMOKRATET qe i adhuroni kaq shume VIKTIMAT e KOMUNIZMIT, pse i shperblyet me ligj dhe PENSIONE te DIFENCERUARA ANTARET e BYROSE POLITIKE dhe NEXMIJE SHTRIGEN.
    Ju DEMOKRATET e KUQ, keni treguar qe i perdorni te persekutuarit dhe viktimat e komunizmit, vetem per VOTA.
    Si te ju besojme ju DEMOKRATEVE?
    Kujt ti besojme BERISHES apo dhe me keq ketij mashtruesit BASHA?
    Ahhhhhhhh kur nuk ka njerez qe te dije se si te sillet me ju kelyshet e KUQ ne PARLAMENT,,,,,,,!
    Po pyetja qe UNE do te ngreja do te ishte;
    Pse vazhdoni me TEATRIN e radhes me te njejten REGJI, ne prag te cdo sezoni zgjedhjesh.
    Po pse na beni te vjellim o ju kelyshet e komunizmit.
    Pse na detyroni te ju kujtojme bemat tuaja, o flliqsira.
    A e dini se JU kelyshet e KUQ DEMOKRATE, na keni hequr nga PUNA ne moshen 25 vjecare,,,,,,,
    Na keni HEDHUR ne rruge me DEKRETE e motivacione monstrouze, si KOMUNISTE dhe INSPIRUES se saj,,,,,,,
    Cfare plehrash.
    Vertet na irritojne nga nervat keto hienat.

1 Trackback / Pingback

  1. Filloji lufta PARTIZANE e GJERMANE ne PARLAMENTIN SHQIPTAR. Nga Evader * | PA RRENA!

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*