Edi Rama dhe Donald Lu, 5 mln dollarë për të përgjuar shqiptarët *

Bëhet fjalë për zbatimin e një projekti që do të merrte të dhëna biologjike për të gjithë shtetasit shqiptar dhe ndoshta edhe ata të huaj në çdo pikë kalimi kufitar të vendit. Ajo që ‘Boom.al’ ka zbuluar është se bëhet fjalë për një sistem të ideuar dhe implementuar nga Booz Allan Hamilton, dhe nga vetë Eduard Snouden, i akuzuar për spiunazh ndërkombëtar dhe i kërkuar nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
P.I.E.S.C.E.S quhet sistemi i cili do të zëvëndësojë dalëngadalë sistemin TIMS që përdoret tashmë nga policia shqiptare. Ky sistem është i antagonizuar në shumë vende evropiane për shkak të mos ruajtjes së të dhënave personale, dhe për arsye se ky sistem bie ndesh me standartet e Bashkimit Evropian për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Ky projekt që është miratuar në sekret të plotë në zyrat e kryeministrit Rama dhe Ambasadorit Amerikan Donald Lu, duket se fsheh edhe kompromentime për manaxhimin e projekteve multimilionësh të Departamentit të Shtetit nga funksionarë të ambasadës dhe qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për një projekt paraprak prej 5 milion dollarë amerikanë.
Por cfarë është sistemi PISCES? Personal Identification Secure Comparison and Evaluation System është një softarë i ndërtuar nga kompania amerikane dhe kontraktori kryesor i qeverisë amerikane Booz Allan Hamilton dhe Eduard Snouden, anti konspiracionisti më i madh amerikan. Në fillim vitet 2000, ky sistem u aplikua në një sërë vendesh që për SHBA-në konsideroheshin të pasigurta si në vënde të botës së tretë por edhe në disa vënde evropiane si Malta, Kosova, etj.
Me kalimin e viteve rezultoi se ky sistem përbënte rrezik për sigurinë e BE-së dhe të vëndeve anëtarë të saj. Madje shumë prej informacioneve dhe dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane të bëra publike nga Snouden, në të vërtetë i përkasin apo janë zotëruar nga kompania Booz Allan Hamilton (BAH).
Vëndet evropiane si Malta dhe Kosova me insitimin e BE-së kanë hequr përdorimin e këtij sistemi për arsye se cënohet siguria kombëtare jo vetëm e BE-së por edhe vëndeve të tjera anëtare.
Dhe në të vërtetë shqetësimi i parlamentarëve gjermanë si dhe Komisionit Evropian nuk ka qënë pa vënd. Fakti që Snouden dëshmonte se si Agjencitë Inteligjente të SHBA-së përdornin sisteme të tilla për spiunazh të paligjshëm, dhe vetë fakti që Snouden tashmë ka kërkuar strehim politik në Rusi, nuk e bën këtë sistem të sigurt. Kryesisht kur flasim për dhënien e të dhënave biologjike si retina e syrit, gjurmët e gishtave etj dhe qëllimi për perdorimin e tyre që mund të ktehet në një instrument përndjekës.
“Personal Identification, Secure Comparison and Evaluation System” (PISCES) është tërësisht pa kosto dhe ka qënë përdorur dhe përdoret ende nga qeveritë e shteteve të tilla si Pakistan, Irak, Jemen. Të dhënat për lëvizjet e udhëtarëve në disa vënde qarkullojnë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në Interpol, ndërsa deri para disa vitesh edhe pranë Byrosë Gjermane të Hetimit, e cila ka ndalur bashkëpunimin me këtë sistem për arsye sigurie. Të dhënat që merren përfshijnë përvec të dhënave biometrike, edhe të dhëna për telefonin celular, numrat në përdorim, etj. Sistemi më pas krahason të dhënat me persona të dyshuar ndërkombëtar. Sistemi krahason të dhënat biometrike si pamje të fytyrës, syrit, gjurmët e gishtave dhe bëhet kërkimi i informacionit biografik me të gjitha databazat biometrike amerikane.
Qeveria Turke e ka përdorur këtë sistem për të gjurmuar anëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, nën ombrellën e luftës kundër terriorizmit, dhë më pas edhe për organizata politike të tjera. Jo të gjitha vendet që përdorin këtë system janë të kënaqura me të.

Pakistani nuk ka pranuar në vitin 2010 të bëjë përditësime të sistemit që e kishte blerë në vitin 2002. Në kosovë ky system është zëvëndësuar me këmbënguljen e BE-së nga IBMS një patentë e një kompanie evropiane të sponsorizuara nga Komisioni Evropian, për shkak të shkeljes së rregullave strikte të BE-së për të ruajtur qytetarët nga përpunimet e paautorizuara të agjencive ligjzbatuese që mund të zotërojnë këtë sistem. Sistemi parashikon transmetimin e të dhënave me satelit dhe rrjedhimisht kjo infrastrukturë është e dëmshme për sigurinë e informacionit që do të thotë se Snouden apo teknikë të profilit të tij mund të bëjnë c’të duan me informaconin e grumbulluar.

*marrë me leje nga boom.al

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*