Dy Donaldët, një gjyqtar, një prokuror, Amerika dhe inferioriteti shqiptar. SHËNIM

Dy ditë më parë, pasi ambasadori i SHBA Donald Lu akuzoi si shkelës së Kushtetutës Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme u përgjigj. Kaq u desh që mediat e rilindjes të fusin gjuhën aty tek i dhëmb shqiptarit: korrupsioni. U ndez opinioni , nga detonatorët e rilindjes…. në mbrojtje të Amerikës! Shqiptarët po mbronin SHBA! 😀 😀 😉

Shkrimet, komentet, analizat, statuset në facebook se “Ambasadori Donald Lu po shkel ligjet ndërkombëtare” u sulmuan mjeshtërisht nga mediat e rilindjes që  me kast ngatërronin Lu me SHBA dhe objektivitetin e kritikave me “antiamerikanizëm”.

….Sot në SHBA një gjykatës federal i Seattle pezulloi zbatimin e dekretit të presidentit Donald Trump për ndalimin e udhëtimeve në SHBA  nga 7 vende që prodhojnë terrorizëm. DEKRETIN E PRESIDENTIT TË AMERIKËS, JO TË AMBASADORIT! Por gjykatësi mori vendimin e tij të cilin e respektoi i pari presidenti i vendit të tij.

Para se të nxjerrim një përfundim, le të shohim edhe një hollësi: KUSH “MBRON AMERIKËN” , DOMETHËNË AMBASADORIN DONALD LU KËTU?

Ato media që kanë në një ditë më shumë lajme të zeza kundër Donald Trump sesa kishte Enver Hoxha në një vit në lajmet e RTSH dhe Zërin e Popullit të marra së bashku. Që nga zgjedhja e presidentit të ri, këto media që i thonë pulave të shushatura të facebookut se “po sulmohet Amerika që të mbrojë milionat që ju ka pirë si gjaku Saliu me Ilirin dhe gjithë gjyqtarët e prokurorët që janë të Saliut dhe Ilirit”,  vjellin vetëm vrer ndaj Donald Trump. Deri më sot ia kanë dalë të krijojnë një frymë frike dhe mosbesimi ndaj zotit Trump, nën frymën që satrapi i Sorosit, Edi Rama, propagandoi në disa media, përfshi edhe CNN gjatë fushatës.

Tani le ta shohim edhe një herë këtë fabulën e dy Donaldëve. Edhe pse zotit Trump nuk i ka pëlqyer vendimi, thjesht ka postuar në profilin e tij pak më parë një status ku thotë: “Kur një vend nuk është më në gjendje të thotë kush  mundet dhe kush jo të hyjë  & të dalë prej tij, veçanërisht për arsye  sigurie – telash i madh!”. Pra ky presidenti “i zi” që na shesin çdo një orë mediat e rilindjes zbaton ligjin dhe respekton vendimin e një gjykatësi që i kthen mbrapsh një nga premtimet kyçe të fushatës. Por alarmohen në kulm për “antiamerikanizmin” që i kërkon ambasadorit të SHBA të respektojë në rradhë të parë vlerat e shenjta mbi të cilat është ngritur vendi i tij.

Dëshpërimi në rastin tonë është opinioni që gëlltit çka ka gatuar e përtypur më parë propaganda e pushtetit e cila luan shkëlqyeshëm me emocionet e shqiptarit të shtypur. Thuaj “korrupsion”, “gjykatës”, “pasuri” dhe nxirr edhe kalorësin që do ta pastrojë atë dhe në çast populli bëhet me kalorësin. Kjo propagandë ia ka dalë që kalorës të nxjerrë zotin Rama, duke përdorur edhe ambasadorët e huaj.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Po ky opinion kaq meriton o njeri
    E kupton qe edhe mediat e katandisura. Edhe qeveria e katandisur jane cka ky popull meriton

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*