Dy gisht letër Donald Lu -së (dhe Departamentit të Shtetit). Nga Armir SHKURTI

I nderuar ambasadori Lu.

Kam përshtypjen se “Make Amerika Great Again”, në Shqipëri do të nisë me zëvendësimin tuaj. Duhet një burrë i madh që të riparojë gjithë dëmet që Ti i ke shkaktuar vendit tënd ndër shqiptarë.

“I nderuar” e kam në rradhë të parë për vendin që përfaqëson, për të cilin masivisht shqiptarët kanë jo thjesht respekt, jo thjesht nderim, por dashuri të shprehur ndër vite. Më vjen keq të të them se me atë ç’ke bërë TI personalisht për një kohë të gjatë, që sot arriti kulmin me fjalimin e pacipë kundër një institucioni të rëndësishëm, siç është Prokurori i Përgjithshëm, jo vetëm “i nderuar” nuk po të them dot, por po të them se as vetes nuk i ke bërë nder duke shpërdoruar misionin tënd dhe besimin e verbër deri në sakrificë të shqiparëve ndaj çdo funksionari që vjen prej vendit tënd.

Ti Donald ke shkelur rëndë Konventën e Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike, të vitit 1961. Jo sot. Sistematikisht! Në nenin 41 të kësaj Konvente thuhet:

1 – …, e kanë për detyrë të gjithë personat që gëzojnë privilegjin e imunitetit diplomatik të respektojnë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata kanë gjithashtu detyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendëshme të atij shteti

Ç’i thua kësaj që dëgjuam sot nga ty, Doni, për Prokurorin e Përgjithshëm të një shteti që nuk është yti? E kam marrë nga faqja jote këtë më poshtë:

“Po shohim tashmë njerëz të fuqishëm që përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatat dhe prokurorët. 

Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj, ai ka foluar vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor, prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPKI, që është jetik për vetingun.”

Jo sot. Ka kohë që i ke trajtuar si palaço. Të gjithë në bllok. Edhe pse zjejnë njerëzit e drejtësisë në rrugë, në kafene, në shtëpi e kudo, në emër të mirënjohjes dhe adhurimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ka sjellë ty këtu ta përfaqësosh me dinjitet, e kanë gëlltitur. Ti ke folur me gjuhën e Edi Ramës , Doni. Ai që i quajti rivrasës dhe ripërdhunues.,

Në përgjigjen e saj për ty Prokuroria  e Përgjithshme të ka përmendur Sorosin , Doni, atë që u investua fuqishëm për Reformën në Drejtësi. Pak ditë më parë doli njëri prej tyre dhe shpalosi krenarinë për këtë. Po sërish shqiptarët admirues ndaj çdokujt që vjen nga SHBA ulën kokën.

Sot Don Lu, si me qenë guvernatori i Shqipërisë paralajmërove: “ Ne do të ndjekim nga afër për të parë nëse Komisionet e Vetingut do t’i përmbahen kësaj kërkese kushtetuese dhe nëse të gjithë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do ta kalojnë procesin e vetingut. ”   Kush “ne”, Doni? Ti me Edi Ramën? Apo ti me Ramën dhe Xhorxh Sorosin? Sepse – Doni – mjafton vetëm kjo fjali për të të dëbuar me ceremoni nga ky vend si dhunues i Konventës përkatëse. Kam besim se më pas vendi më demokratik i botës, ai që të nisi ty këtu, mundet të të dëbojë edhe nga diplomacia. Pyet në ambasadë se ç’mendojnë e thonë për ty….

Në pikën 2 të të njejtit nen të Konventës së Vienës thuhet:

2. Çdo çështje zyrtare me shtetin pritës që i jepet misionit  diplomatik nga shteti dërgues duhet të kryhet me ose përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit pritës ose me ministri të tjera siç mund të bihet dakord.

Departamenti i Shtetit të ka ngarkuar, Donald, të fyesh publikisht sistemin e drejtësisë? Po të akuzosh Prokurorin e Përgjithshëm për krimin më të rëndë shtetëror, shkeljen e Kushtetutës, Departamenti i Shtetit të ka ngarkuar? Apo – siç detyron Konventa – i ke në bashkëpunim me Ditmirin? Apo, nuk është mision i ngarkuar nga shteti yt i nderuar dhe prandaj dole në një konferencë dhe shfrytëzove detyrën e nderuar , emrin e lartë të shtetit që të ka sjellë dhe fole si sekretar partie i Ramës? Siç ke kërcënuar deputetët për të votuar kështu e ashtu, (i referohem përgjigjes së Prokurorisë sot) , siç ke dënuar publikisht qëndimet  kryetarit të opozitës etj etj.

Shqipëria ka nevojë jetike për Shtetet e Bashkuara dhe shqiparët besim e adhurim për Amerikën. Ti i preve në besë Doni dhe je palë me pushtetin e Edi Ramës dhe , siç ta tha Prokuroria, edhe me armikun e sigurisë kombëtare të vendit tënd, George Soros

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

4 Comments

  1. Dakort ky e ka kaluar limitin, por a ka burre nene ne Shqiperi qe te bej ate qe nuk duhet ta bente ky por nji shqipetar? a ka shoqeri civile ne shqiperi? jemi te gjithe te korruptuar edhe presim te rregullohen ne politike te aferm e miq tane qe te presim ndonje kocke…ju qe keni bere komentet siper jeni te tille, un sado qe kam jetuar jashte ketu kam dashur te korruptoj qofte nji police apo sekretare…keshtu qe flisni drejt…ne momentin kur ne shqiperi ka marr tatepjete edhe nuk ka burra te drejt ta marrin ne dore situatet e te fillojn pastrimet normale qe do ta bej dikush nga jashte! Poshte kalbesirat e sistemit qofshin te djathte apo te majte. Pastrimi duhet te filloj nga klika e humbeseve te medhenj…klanit te PD…e me pas te pozita LSI e PS. Me shpresen te shohim te rinj te emancipuar ne kryer te politikes shqiptare…shendet!

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*