E frikshme! Si i përdhunon Rama gratë e Rilindjes. Sot rasti më i freskët

Përdhunim! Kjo që shihni në këtë foto nuk është as më shumë e as më pak përdhunim i grave nga kryetari i tyre, i emëruari i Sorosit në Tiranë, Edi Rama!

Dje një studente, shumë e majtë në bindjet e saj (e shprehur edhe në organizimin politik ku bën pjesë), i derdhi salcë domateje në kokë ministres së Arsimit dhe Shkencës. Arsyeja? Nxirja e jetës që u ka bërë kjo ministre përmes gjoja reformës dhe pengesave për shkollë të lartë.

Sot Edwini ka nxjerrë këto gra. Po të qe se shprehnin shqetësim për leshtë e shoqes që duheshin larë jashtë rradhe nga salca, mirë! Njerëzore është! Por të që thuash se “Personi që kreu këtë akt të shëmtuar nuk do të meritonte asnjë reagim nga ana jonë, pasi veprimi i saj nuk është asgjë tjetër përvec se shprehje e një mjerimi të madh mendor dhe etik, që meriton vetëm mëshirë.” do të thotë se femër të bën vetëm organi përkatës, sepse një grua a nënë, nuk mund ta thotë për një tetëmbëdhjetëvjeçare, të cilës i kanë shkatërruar jetën duke i djegur degën që do dhe meriton se ndodhet në “mjerim të madh mendor” dhe se meriton “vetëm mëshirë”.

Këto aristokratkat e Mjaftit që njohën verën kur ua mësoi Sorosi, sot të veshura firmato mëshirokan një të re që i kanë djegur shkollën dhe nxirë jetën?

Vështirë që këto gra të jenë kaq frixhide e pa shpirt. Nga stili dhe teksti ngjan si dora e ATIJ. Por pse i përdhunon edhe këto të shkreta e i nxjerr në të ftohtë të thonë se “fajin e ka Saliu” ?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*