E fshehta e seks simbolit të kryeministrit Rama. E tradhëton vetja sot në Kuvend.

Sot në Kuvend kryeministri i ka shprehur simpatinë ish kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli duke i bërë një kompliment prej xhentëllmeni të vërtetë. Rama e ka krahasuar me të madhen Tinka Kurti duke i thënë: “në konkurrencë me Tinkën, e kam pranuar, je rrotë më rrotë”

Tinka Kurti, sot 84 vjeçe, ka qenë një nga aktoret dhe femrat e bukura të kohës së sajë. Pse jo seks simbol për një pjesë të atij brezi. Ndër më të rinjtë duket se bën pjesë edhe kryeministri i sotëm , i cili duket qartë që i ka fiksim aktoret e moshës së mamasë së tij. Përveç të nderuarës Tinka Kurti, kujtojmë deklaratën e bujshme në vitin 2002 për brekët e një tjetër aktoreje, Violeta Manushi. Në atë kohë Rama shtronte pyetjen nëse në Teatrin Kombëtar, të cilit i vuri syrin për ta prishur, ata që ishin kundër, a do të ekspozonin brekët e kuqe të Violeta Manushit që nuk ishin të Greta Garbos…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*