E fshehta e zbarkimit të menjëhershëm të Edit në fshat, Pse e ka Tiranën këto ditë. Llesh P. Gjeta

Ditët e fundit duket se kryeministri e ka marrë me zell të madh fshatin. Gju më gju me popullin , si Enveri dikur, Edi sot bisedon, qan hallet me ta dhe, më e pabesueshmja…i dëgjon!

Ç’ka ndodhur?

Si fillim, duhet dezinfektuar toka pas hashashit. Për muaj me rradhë bima e artë ka qenë jeta e fshatarëve. Me shqetësimin për ujin, plehun, ruajtjen, vjeljen, tharjen, paketimin, ata janë zgjuar pa gdhirë e kanë fjetur të rraskapitur, por me xhepat plot. Tani që gjithçka mbaroi (ose është në të mbaruar) duhet menjëherë të fshihet ai kujtim, e të krijohet imazhi i ri. Jo për fshatarët aty jo! Për opinionin.

Çfarë ka bërë lajm këto ditë nga vizitat në fshat të Edit? Halle për tokën, për stalla, për dhi e dhen, për fonde, për investime. Pra ngjajnë me lajmet naive të kohës së diktaturës kur hapej edicioni me kooperativën e Donofrosës që kishte marrë kaq kuintalë për hektarë e që kishte kaluar zotimin pikërisht për të krijuar opinion e hequr vëmendjen me qëllim që sa më parë të shpëlahet hashashi nga fjalori dhe vëmendja dhe të lyhet fasada e fshatit socialist që korr e shin, që rrit lopë e derra, që prodhon bio e shet në BE e përralla të tjera si këto.

Me mjeshtëri në takimin e fundit i tha njërit aty: “Ç’thotë hashashi”. Nuk ka metodë më efikase për të çmitizuar një çështje sesa inflacioni i përmendjes e mbi të gjitha, tallja me të. Nëse “hashashi” kthehet në gallatë, në barcoletë, në batuta, fiton shumë shpejt qytetarinë dhe humbet ngarkesën e keqe. Sot e përshpërisim. Por nesër do ta përmendim pa teklif, si bukën e ujin e nuk do t’i bëjë përshtypje njeriu.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*