E Ilir Metës apo e PD – së është kjo tenda në bulevard? KOMENT

Ka një muaj që para kryeministrisë qëndron një tendë gjigande brenda të cilës rrijnë për protestë opozitarë dhe ku drejtues të PD -së mbajnë fjalime. Ka shumë premtime, shpresë, retorikë. Po le ta matim me rezultatin. C’ka prodhuar deri tani tenda dhe protesta?

Presion! Propaganda e Ramës u mundua ta tallë në fillim, ta kthejë në objekt barcoletash, por me kalimi  e ditëve hareja u zhduk dhe tenda bashkë me bojkotin e parlamentit u kthyen në problem.

Kush përfitoi?

Deri në këto çaste Ilir Meta. Ndryshimet në qeveri, ajo “10 -a” me gishta e Ramës që shprehu gadishmërinë mzksimale për të hyrë me LSI -në zgjedhje etj janë qartas përfitime të Metës.

Mbase -siç shkruajti njëhetë Rama – “qesh mirë kush qesh i fundit”. Mbase pas këtij turneut në Amerikë e Europë që nis sot  Basha kthehet  triumfues. Kush e di? Ajo që kemi para është e sotmja që na tregon:PËRFITUESI MË I MADH NGA TENDA ËSHTË ILIR META.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*