E meritojnë shqiptarët Edi Ramën si monarkokryeministër, derisa ai i cilëson “sharlatanë.” Jakup B. GJOÇA

 

Dje, një miku  im grek, I cili është artist, duke dashur të më shpjegojë ai përse Shqipëria pranoi të importojë Plehrat, më thotë:

-Ju shqiptarët ende nuk keni emacipim demokratik, akoma nuk keni kulturë demokratike, ngaqë nuk keni patur kurrë një parlament demokratik. Prandaj, ata politikanët tuaj u imponojnë ta bëjnë Shqipërinë koshin e Plehrave të Europës. Nëse do të kishte ndodhur që një qeveri e kujdo vendi tjetër europian do të votonte të këtillë ligj, ta dini, që të nesërmen, populli në rrugë do ta gremiste atë qeveri.

Heshta ndaj së vërtetës që më tha artisti grek, sepse e njihja që është një dashamirës I yni, që sa herë ka reaguar publikisht ndaj çdo shfaqje racizmi shterëror apo individual të grekërve ndaj shqiptarëve. Fjalët e artistit grek m’u dukën si bastuni e kirurgut, që pret metastazat kancerore, për të dhënë shpresën e kurimit, ndaj sado më dhembën ato fjalë, heshta.

Thellë-thellë, e pranoj që boshllëku i injorancës së kulturës demokratike te ndërgjegja e jonë, shpjegon përse shqiptarët ndenjën të shastisur, si ai brekëmbushuri, edhe pse Parlamenti I Plehrave votoi ligjin e importimit të Plehrave në Shqipëri.

Asnjë reagim i fuqishëm nuk u pa të nesërmen dhe në ditët në vijim, as para selisë së kryeministrisë, as para Kryesisë së Parlamentit.

Edhe ato veprime sporadike të disa aktivistëve të ndërgjegjshëm, që shkruajtën emrat e atyre 63 deputetëve ramaistë, që votuan importimin e Plehrave, në kazanët e plehrave u dënuan me dhunën e ligjit.

Por, më paradoksia, ishte reagimi publik i kryeministrit Edi Rama, sidomos pasi pa emrin e tij të gdhendej në çdo kazan plehrash të qyteteve të Shqipërisë.

Kryeministri Rama, sikurse ai diktatori që nuk duron dot ta kundërshtojnë,  duke mos vetpërmbajtur dot mllefin e zemërimit inatçor, si ai demi që I tundin para syrit  flamur ngjyrën e kuqe, I cilësoi publikisht shqiptarët që kundërshtuan ligjin e importimit të Plehrave “sharlatanë dhe jeniçerë”.

A ka më sharlatan sesa Edi Rama, kur para 3 vjetësh deklaroi se “ Ajo qeveri që voton ligjin e importimit të Plehrave, është e kapur nga mafia dhe është kundër interesave të Kombit”, ndërsa më 22 shtator 2016 imponoi te 63 deputetët e tij të votonin importimin e Plehrave?

A ka më sharlatizëm sesa  politika qeverisëse e kryeministrit Edi Rama, I cili para 3 vjetësh u kërkoi shqiptarëve të nënshkruanin peticion për referendum për ndalimin e importimit të plehrave, ndërsa djje publikisht quan “jeniçerë dhe sharlatanë” ata qytetarë që kundërshtojnë ligjin “Rama” për importimin e plehrave?

Paskëtaj, sharlatizmi është edhe maska e grisur e arrogancës pushtetore të kryeministrit Edi Rama, kur pa etikë morale, as etikë politike nuk mund të duronin dot nervat  e tij, përballë atyre qytetarëve, të cilët I cilëson publikisht “sharlatanë”, vetëm e vetëm ngaqë guxuan dhe reaguan ndaj politikës së tij  të ndotjes së Shqipërisë.

Si monarkokryeministër, Edi Rama kujton se pushteti i jep edhe të drejtën të fyejë pakufi, qytetarët, votuesit e tij, sepse di dhe është I bindur që, sado rëndë t’I fyejë shqiptarët, prapëseprapë, shqiptarët do të rrinë kokëulur, si ata që janë brekëmbushur. Kaq thellë, edhe palcën e ndërgjegjes u ka paralizuar shqiptarëve frika e diktatit të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

Që një kryeministër I zgjedhur me votë, qoftë edhe në një vend që sapo ka dalë nga një diktaturë 45 vjeçare, të emërtojë publikisht qytetarët e vet në “sharlatanë”, është krejtësisht e paimagjinueshme, është përtej edhe kufijve të histerizmit pathologjik.

Nuk ka fyrje më të rëndë për qytetarët, sesa kryeministri I zgjedhur me votë, të të cilësojë “sharlatanë”, vetëm e vetëm përse qytetari guxoi dhe reagoi ndaj kryeministrit, kur politikisht kryeministri ka nëpërshkelur votbesimin e shqiptarëve.

Shqiptarët e votbesuan Edi Ramën për kryeministër, sepse Edi Rama, si kryetar I PS u premtoi shqiptarëve  në 2013 që do të çfuqizonte ligjin e importimit të Plehrave në Shqipëri. Ishte po Edi Rama, që duke kundërshtuar ligjin e Importimit të Plehrave në 2013, atëkohë u shpreh publikisht që :ajo qeveri që miraton ligjin e importimit të Plehrave është e kapur nga Mafia, është kundër Kombit të vet”.

Por, në 22 shtator 2016, paradoksi nuk është pse, Edi Rama,  si kryeministër, duke votuar me 63 deputetë ligjin e importimit të Plehrave, dëshmoi që tashmë është I kapur nga Mafia, sepse kjo nuk është diçka e re që ndodh. Kujtojmë që Edi Rama, është faktori politik përgjegjës I kriminalizimit të Parlamentit, derisa bëri deputetë dhe kryebashkiakë persona me rekorde kriminale, aq sa edhe Parlamenti I kriminalizuar u detyrua të votojë ligjin e Dekriminalizimit për të vetbërë katharsin.

Paradoksi është përse shqiptarët e durojnë jo vetëm ndotjen e Shqipërisë nga Plehrat që do të sjellin në Shqipëri, por si ka shpjegim që shqiptarët të pranojnë kokëulur dhe të durojnë llumin e fyerjeve që kryeministri Rama u hedh mbi kokë!!!

Ku është parë dhe dëgjuar që kryeministri (Rama) të cilësojë “sharlatanë” qytetarët e vet dhe të mos I kërkohet dorëheqja?

Ku është parë dhe dëgjuar, që kryeministri (Rama) të cilësojë “jeniçerë” Median dhe gazetarët, dhe akoma të vazhdojë të jetë kryeministër?

Cila frikë I trusnon dhe dhunon kaq shumë shqiptarët, saqë të rrinë gojëkyçur përballë dhunës morale të kryeministrit Rama?

Cila është ajo frika, që u ka paralizuar ndërgjegjen shqiptarëve, edhe kur kryeministri Rama me arrogancë përdhunon votbesimin e elektoratit dhe voton ligje krejt të kundërta me premtimet elektorale?

Cila është ajo frika që i mban duarlidhur shqiptarët, që të durojnë, duke mbajtur mbi kokë llumin e plehrave  ligjore dhe të qelbësirave morale të kryeministrit Rama?

Frika e Burgut?

Frika e Mjerimit?

Frika e Dhunës të Pushtetit?

Frika e Mafies politike?

Injoranca demokratike?

Cili ligj demokratik mund të dënojë qytetarin për kryerjen e veprës penale, ngaqë shkruan në kazanin e plehrave emrin e kryeministrit (Edi Rama), kur kryeministri Edi Rama dhunon votbesimin e elektoratit, duke votuar ligje në kundërshtim të plotë me premtimet elektorale?

Edi Rama, si monarkokryeministër, mund të ndihet I plotëfuqishëm në Pushtet, derisa imponon dhe detyron 63 deputetë të votojnë ligje antipopullore, antikombëtare, sepse janë të shitur tërësisht te Mafia!

Edi Rama, si monarkokryeministër, mund të ndihet I plotëfuqishëm në Pushtet, derisa injoron  dhe fyen kaq rëndë qytetarët e vet, duke I cilësuar “sharlatanë”!

Kryeministri Edi Rama mund të ndihet se është Monarku I Shqipërisë, derisa  kërkon të vrasë edhe Fjalën e Lirë, kur I cilëson gazetarët “jeniçerë”!

Pyetja që u bëhet “sharlatanëve” shqiptarë është: Po në 2017, në zgjedhjet parlamentare do të reagoni ndaj këtij kryeministri (Edi Rama)?

E meritojnë shqiptarët, Edi Ramën si kryeministër, edhe kur ai I fyen në “sharlatanë”?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*