E mira e Enver Hoxhës me Ngjelën, e keqja me Fevziun dhe epoka e Preçit. Nga Fatmir HOXHA *

Duke parë Opinionin mbrëmë, për herë të parë mendova: ” Të paktën që ka futur në burg këtë Spartak Ngjelën, nuk e ka patur edhe aq gabim Enver Hoxha”! Fatkeqësisht kjo,puna e të pèrndjekurve politikë me qëllim është përzjerë. E ëma e Spartakut, Vera Pojani, ka rrethuar me komunistët kullëne gjyshit tim dhe ka vrarë me dorën e saj nacionalistë shqiptarë. Këta Enveri më vonë i dënoi si komunistë të këqinj, si banda rivale, gjakatare, që i rrezikonte pushtetin personal.

Ky avokOti “anglo-sakson”, na u imponua në fillim në politikë herë me KISS-in, një grupim politik formuar me Ramën në fillim të viteve ’90, me … monarkinë, ministër, ky bir komunistësh që në 24 qershor 44, në Kongresin e Përmetit, ndaluan me pushkë kthimin e monarkisë në Shqipëri, pastaj në 14 shtator “qortonte” qeverinë socialiste në Debatin e Fevziut se pèrse qeveria nuk i vuri topin protestuesve,  pastaj kandidat i PD-së përballë Ramës, mikut dhe aleatit të lashtë, pastaj deputet i PD-së …. pastaj “ideolog” i anti PD-së në 21 janar 2011…AVOKOTI! Pa një monografi a artikull shkencor, mbahet si jurist kalibri,mekspert ekonomie, gjeopolitike, diplomacie, anglo-sakson….me libra kujtimesh! Avokoti, më 21 janar na thèrriste që edhe 30 mijë të vrarë nuk janë gjë… Këtë oligarkia e përdor pèr të prodhuar opinion tek….

….FEVZIU

Nga të pèrndjekurit zgjidhte Enveri e i çonte nëpër shkolla, se e dinte që do të duheshin për nesër. Dhe nuk i ka shkuar keq mendja. Për llogari të oligarkisë Blendi Fevziu sot prodhon opinion, ose, siç i thoshin në vaktin kur ai ishte në shkollë, “bën propagandën e partisë”

Ndërsa Preçi fatlumnisht jeton epokën e vet. I merrte Enveri do fshatarë të talentuar e të bindur, patetikë e ambiciozë, i bënte me shkollë e i sillte në qytet. Këta ishin shtylla e sistemit e vazhdojnë të jenë. Preçët thjesht kèrkojnë të dinë kush është shefi. Kusurin e bëjnë me zell të madh vet. Dikur themelues e deputet i PD-së, pastaj opozitar i PD-së…e sot …analist i PD-së. Flet në emër të demokratëve sot dhe debaton me Ngjelën, kur në 21 janar 2011 ishin në një front, të dy “ideologë” e jakobinë, në betejën për të rrëzuar me dhunë pushtetin e PD-së. Ky po, pra që është koherent! Për këtë ka patur, ka e do të ketë nevojë përherë politika e çdo krahu.

*Fatmir Hoxha- kryetar i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë dhe kryetar i PDM- e Re

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*