Opozita konkuron në zgjedhje. Qeveria i organizon ato! Nga Arian Galdini

Ka dy menyra kjo pune. E para eshte qe Qeveria te vendose te mos konkurohet, pra te garoje e vetme. E dyta eshte qe Qeveria te beje rregullat e lojes me gatishmerine me te larte per ti dhene siguri e garanci Opozites, se gara do te jete e lire, e ndershme, e drejte dhe e barabarte.
Qeverite qe duan te kene ze ne rregullat e lojes, ushtrojne nje te drejte, qe me shume se normale, eshte deshmi e mosaftesise se saj per tia besuar gjithcka gares.
Leshimi ne rregullat e lojes, nuk eshte dorezim pushteti, eshte vetem krijimi i te gjitha kushteve, atmosferes dhe mundesive qe gara te nxjerre fitues me te miret, pra ata qe ia dalin te marin vertetesisht dhe drejtperdrejte votat e qytetareve.
Te kerkosh te kesh ze, te synosh te percaktosh kufij kohore, teknologjike apo politike, kur je Qeveria, nuk ben as me shume e as me pak vecse, te sillesh si i barabarte ne nje Tryeze, ne te cilen ftesen e ben ti, gostine e ben ti, e ne fund ti kerkosh te ftuarit te paguaje faturen meqe iu dhe shansi te ulej aty me ty.
I ftuari nuk do pije e as antipasta, por ti ia ve ne tryeze dhe ia fut ne fature, e kete e quan barazi.
Demokracia eshte e bukur sepse eshte sistemi ku qeverisjet zgjidhen me votat e shumices, per te garantuar te drejtat e te gjitheve, por me se pari te pakices.
Ky eshte dallimi thelbesor i demokracise nga autokracite, rregjimet hibride, despoterite dhe diktaturat, etj.
Se pari, une per vete jam krejtesisht kunder tradites dhe rregullsise se ndertuar ne keto 25 – 26 vite tranzicion, te ketyre Komisioneve Parlamentare per Reformen Zgjedhore si bipartizane dhe me te drejte vetoje nga te dyja palet. Kjo duhet ndryshuar. Vetem Opozita ben kuptim te kete te drejte vetoje, ne te tilla Komisione qe bejne rregullat e lojes per zgjedhjet. Qeveria nuk ka kuptim te kete te drejte vetoje, sepse ajo ka shumicen e votave. Pa votat e shumices, asgje nuk votohet dot. Edhe shumice votash, edhe veto Komisioni, duket si mbifuqi e nje Qeverie, qe paradoksalisht kete e quan barazi.
Se dyti, vete shoqeria shqiptare dhe Nderkombetaret, eshte domosdoshmeri qe ne kete ceshtje te mos tolerojne ne parimin se zgjedhjet e lira dhe te ndershme, jane te tilla kur Opozites i garantohet barazia ne mundesi, rregulla dhe hapesira.
Ja ku jemi ne kete pike, kur perseri Dyshimi eshte bere aktori kryesor qe percakton sjelljen, qasjen dhe vendimet politike qe do te ndermeren qofte nga Komisioni Parlamentar per Reformen Zgjedhore, qofte nga Kuvendi, qofte edhe nga Opozita ne raport me zgjedhjet e qershorit 2017.
Opozita ndihet e cenuar ne mundesine e saj per te garuar per 1 milion arsye te cilat, nuk po i riperseris sot, ngase i kam shkruar e thene shume e shpesh.
Opozita mund te mos na pelqeje te gjitheve. Kjo eshte krejt normale.
Opoziten mund ta kritikojme, shajme, urrejme, gjykojme apo paragjykojme te gjithe ne qe e kemi kete te drejte. Kjo eshte krejt normale.
Ama, Opozita nuk eshte kurre Ajo Fuqia Politike e Shenjte apo e Persosur qe kemi ne, në mendjet, deshirat dhe zemrat tona.
Opozita eshte nje fakt. Opozita nuk vjen nga persiatjet tona. Opozita vjen nga votat tona.
Partia Demokratike eshte Opozita Kryesore ne vend, sepse shqiptaret e kane votuar per te tille.
Ben Blushi dhe LIBRA, Arian Galdini dhe LDE, e kushdo tjeter qe ka vendosur te vetepercaktohet si Opozitar, patjeter qe eshte i tille, por prej vullnetit te vete politik.
Pas qershorit 2017, Ben Blushi dhe Arian Galdini, ne varesi te votave qe do te marin, do te mund te jene ose jo, Opozite e zgjedhur.
Sot per sot, Opozita Politike e zgjedhur nga shqiptaret eshte Partia Demokratike dhe Aleatet e saj qe kane konkuruar bashke me te ne zgjedhjet e qershorit 2013.
LDE eshte ne Koalicionin Opozitar, sepsr keshtu ka vendosur vete te jete me vendim politik te sajin. Gjithesesi, ne jemi te ndergjegjshem se Fuqia Udheheqese e Opozites Politike ne Shqiperi eshte padiskutueshmerisht Partia Demokratike.
Ku bashkohet parimisht LIBRA e re e Ben Blushit dhe LDE e Arian Galdinit, me betejen e Opozites Politike per zgjedhje te lira dhe te ndershme?
Pikerisht tek e drejta e forcave te reja politike, te cilat ne demokraci jane pakica natyrale ne nisje, per tu trajtuar si te barabarta ne garen zgjedhore.
Nese nje Qeveri, nuk ia garanton barazine dhe drejtesine ne gare, as Opozites dhe as Forcave te reja politike, atehere vetem per qeverisje me kulture, sjellje e vullnet demokratik nuk mund te flasim.
Kemi ardhur ne kete pike kur Koalicioni Opozitar ka firmosur nje Memorandum per Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme.
Qeveria ben taulantologjira per ta rrezuar kete kerkese te Opozites per rregulla loje te cilat e akomodojne ate te ndihet e trajtuar si e barabarte dhe drejtesisht.
Ilir Meta e gradon taulantologjine e tij deri tek frekuenca e OSBE.
OSBE nuk ka te drejten absolute, me gjithe respektin per kete Organizate.
Nuk duhet te ndihet mire dhe e qete OSBE si monitoruese.
Duhet te ndihen mire Opozita dhe Forcat e reja politike, te cilat jane pjesemarrese ne gare.
C’kuptim ka ky qendrim krejt oportunist i Ilir Metes, se garancia duhet te na vije nga OSBE?
Jo or jo. Garancite i jep Qeveria. Ilir Meta eshte Forca e trete Politike, por gjithesesi eshte Qeveria.
Pertej interesave e lojerave partiake, ne Shqiperi duhet te mesohemi se rregullat e lojes behen bashke nga Qeveria dhe Opozita, ne menyre te tille qe Qeveria te plotesoje cdo kerkese e nevoje te Opozites per tu ndjere e trajtuar e barabarte dhe drejtesisht ne gare.
Nje qendrim i ndermjetem i Ilir Metes, eshte krejt pa kuptim. Ilir Meta dhe Edi Rama, jane Qeveria.
Nuk mund ta bejme edhe OSBE tani te duket si Qeveria.
Qeveria e Edi Rames dhe Ilir Metes, kerkohet te marin pergjegjesi te plote dhe ti pergjigjen kerkesave te Opozites per votimin elektronik si edhe ceshtje te tjera.
Edhe pse Ilir Meta eshte ne gare edhe perballe Edi Rames, ne kontekstin e rregullave te lojes per zgjedhje te lira dhe te ndershme, qendrimi i Ilir Metes ose do te peshoje ne kahjen demokratike, pra ne mbeshtetjen e kerkesave te Opozites, ose do te peshoje ne kahjen qeveritare, pra qartesisht kahje jodemokratike.
Beteja e Opozites per votim elektronik ka vlere madhore edhe per te kthjelluar cdo qytetar shqiptar dhe te gjithe partneret strategjike nderkombetare, nese kjo Qeveri eshte ne anen e demokracise apo krimokracise.
Kemi beteje te madhe perpara si Opozite, se pari per ta fituar betejen e rregullave te lojes e me pas per te fituar vete zgjedhjet.
Ama, nese nuk ia dalim dot mbane te fitojme betejen e rregullave te lojes, eshte e ndershme dhe e domosdoshme qe ne si Opozite, ti konsiderojme zgjedhjet e qershorit si nje perballje me krimokracine.
Vendimet tona politike si Opozite, duhetvte jene te tilla qe te mos lejojme me asnje avancim te krimokracise.
Ne si Opozite duhet te jemi vendosmerisht Demokracia.
Arian Galdini
Tirane me, 18 janar 2017

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*