E shkepmja, si filozofi e pushtetit të Ramës. Me të njejtën batutë tallavitet nëpër Shqipëri sa herë takon popullin

Ka të paktën nja 15 vjet që Edi Rama, në takime me njerëz, kur i kërkojnë hesap se pse s’është bërë kjo apo ajo, luan të njejtin skeç:

– Sa fëmijë ke? – i pyet Edi

Për koinçidencë të gjithë i dalin me nga 4 fëmijë e sipër. Aq sa të krijohet përshtypja se edhe këta që pyesin janë aktorë, sepse s’doli një i vetëm që të jetë pa fëmijë a të ketë binjakë.

– Me një të rame i ke bo? – bën pyetjen e dytë kryetari.

– Hahahahah! – qeshin aktorët e tjerë me shakanë plot kripë të udhëheqësit. Ka nja 15 vjet që nuk e ka ndryshuar këtë gjellë Edi. Sot e kishte përsëritur prapë me një xhaxha në Këlcyrë. Ky kërkonte ujë, por Edi e pyet sa çiliminj ka e xhaxhoja i thotë se ka 6. Kusurin e thamë më lartë.

Por ka një diferencë të madhe mes pushtetit, premtimeve të tij, investimeve dhe “të rames”. Jo çdo projekt do t’ia hipësh një herë , ta lesh me barrë e të presësh 9 muaj. Nga ana tjetër, pushteti është “poligam”, që do të thotë, edhe nëse “e shkep” një projekt (ta zemë ujësjellësin), mundet që njëkohësisht të “shkepësh” edhe rrugët e kanalet, edhe linjën elektrike, edhe qendrën shëndetësore e me rradhë, pasi në buxhet secili ka zëra për secilin dhe po ashtu ka “shkepës” për secilin: drejtori, sektorë, ndërmarrje, inspektorë, bashki, e çmos tjetër.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*