E vërteta e murit që Trump premtoi me Meksikën. Spekulimet e Soros dhe Ramës

Rroftë injoranca për politikën! Falë saj u manipulua opinioni prej propagandës së Hillari Klinton duke quajtur një çmenduri murin me Meksikën që Donald Trump premtoi. Sidomos në Europë ky premtim u përkthye si një akt skandaloz, si absurd i kandidatit republikan, si fatkeqësi e madhe etj etj.

POR CILA ËSHTË E VËRTETA?

Muri ka 10 vjet që është në fuqi. Në 26 tetor 2006 presidenti Xhorxh W Bush nënshkroi  Secure Fence Act of 2006 (Akti i gardhit të sigurisë 2006). Qëllimi është të ndalojë trafikun e qenieve njerëzore dhe drogave drejt SHBA. Rreth 90% e këtij muri tashmë është ndërtuar. Trump thjesht do ta përfundojë.

POR MURI NUK ËSHTË…MUR

Jo në kuptimin klasik që e dimë ne me tulla , gurë a blloqe. Diku ka konstruksione klasike, diku gardh, diku tela me gjemba, por më së shumti ky “mur” është një strukturë fleksibël me patrulla, makina, sensorë, kamera, ndriçim, dronë etj që duhet të mbulojnë 1 100 kilometra kufi mes SHBA dhe Meksikës.

Propaganda Soros e kryqëzoi kandidatin rival gjoja me murin, të cilin e bëri temë ndërkombëtare, si të qe muri i Berlinit. Ndërkohë që ky republikan është angazhuar thjesht të mbyllë një projekt të nisur nga paraardhësi i tij republikan dhe ta bëjë Amerikën më të sigurtë.

Me këtë spekullim u mbrojt edhe Edi Rama tani që Trump fitoi. Gjoja me tezën e gjynahut që ndjen për emigrantët, ky, që i dëboi si qen sirianët që vinin nga lufta!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*