E vërteta e tmerrshme pas vrasësit psikopat të Këlcyrës

Janë mijra çështje që hap vrasja e Këlcyrës. E para dhe kryesorja: Politika krininale e shtetit shqiptar ndaj shëndetit mendor. Për hir të së vërtetës ky të paktën nuk është mëkati i Beqajt. Qeveritë para tij, me  porosi të BB dhe FMN i hoqën qafe pacientët me probleme të shëndetit mendor. Ata trajtohen si çdo sëmundje tjetër. Në rast krizash çohen urgjent në spital, marin mjekimin për pak orë ose ditë dhe…kthehen në shtëpi! Po ashtu, ky i sëmurë duhet të shkojë vet tek mjeku, ashtu siç shkon kur i dhemb ta zemë veshka…

Imagjino një skizofren. A ka bir nëne që i thotë dot atij se është i sëmurë? Pale ta pranojë vet. Kështuqe, prandaj në mënyrë fare cinike dhe tallëse përfaqësuesit e shërbimit shëndetësor të Këlcyrës deklaronin se Voda që i preu kokën fqinjit nuk kishte shkuar kurrë për vizitë mjekësore dhe se askush s’e dinte se qe sëmurë.

Ashtu si Ledi Makbeth edhe ministrja jonë e Mbrojtjes, në injorancë të plotë të çështjeve të shëndetit mendor, tha se ish komandoja kishte qenë në rregull kush ishte nën armë dhe se nuk qe detyrë e dikasterit të saj ta ndiqte pas shërbimit.

Duket se Mimi nuk ka dëgjuar kurrë për sindromat e luftës dhe stresin posttraumatik të ushtarëve. Spitalet në SHBA janë plot me marinsa e oficerë me forma nga më të ndryshmet të traumës. Nga depresioni tek skizofrenia.

E fundit, për të mos e zgjatur këtë argument: Kush e bëri grabitjen e fundit në Rinas? Një ish komando me një ish ushtar të forcave speciale, apo jo? Sa ish policë e ish ushtarë elite janë pèrfshirë në krime të rënda? Nëse shteti ka linjën shvejkiane të Mimit “ç’më duhet mua çfarë bëj unë”, natyrisht që ushtarë e policë të mirëstërvitur por të hedhur në rrugë, e kanë shumë më afër kalimin në anë të së keqes apo edhe sëmundjet psiqike sesa të bëhen bujq të mirë, siç pretendonte Mimi se do bëhej në një fshat të Këlcyrës ish luftëtari që i preu kokën fqinjit

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*