Edhe Mimi me ushtrinë në fushatë në Kolonjë!? Apo qe rastësisht doktori aty?

Ça karagjozësh ej! Mirë të tjerët që ia kanë marrë dorën, po edhe ky doktori që e dijnë për burrë të mirë ca në Kolonjë?

Në foto , në rreth të kuq, është ministrja e Mbrojtjes dhe në krah të saj, kandidati i rilindjes për kryetar të Bashkisë së Kolonjës. Në daç besoni, në daç mos e besoni, këta këtu NUK janë për fushatën e këtij doktorit rilindas. Kanë ardhur, pas 50 vjetësh, të rregullojnë urën e Orgockës thjesht për interesa të banorëve të kësaj zone.

Natyrisht, meqë bëhet me lekët e shtetit dhe me punën e mjetet e ushtrisë, kjo nuk ka lidhje me fushatën, përndryshe do të qe shkelje e ligjit. Por ky kodosh kandidati i rilindjes ku u gjend aty xhanëm?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*