Edi, a e dëgjove ambasadorin e SHBA, që përmendi emrat e kriminelëve deputetë dhe kryebashkiakëve socialistë??? Jakup B. GJOÇA

FATKEQËSISHT dhe me BINDJE, kryeministri Edi Rama, heshti ndaj AKUZËS të SHBA, TË PUBLIKIMIT edhe të emrave të kryebashkiakëve dhe deputetëve socialistë, si “KRIMINELË”, duke marrë, tashmë, ai EDI RAMA, si kryeministër, KOSTON POLITIKE të KRIMINALIZIMIT TË PARLAMENTIT dhe Pushtetit Vendor!!!

Pardje, ambasadori i SHBA në Tiranë, i cili ështe përfaqësuesi i Presidentit të SHBA në Shqipëri, publikoi edhe emrat e deputetëve dhe kryebashkiakëve kriminelë. Shumica e tyre, janë deputetë dhe kryebashkiak socialist.
Madje, kryebashkiaku socialist, që SHBA e cilësojnë “kriminel” është ende …kryebashkiak, edhe pse u publikuan dënimet penale ndaj tij në Gjermani dhe Itali.
Edhe pse në Shqipëri është ligji i Dekriminalizimit, ende kryebashkiaku socialist, i cilësuar nga SHBA “KRIMINEL” është në detyrë shtetërore, pasi kryeministri socialist, DUKE MOS VEPRUAR, në bazë të ligjeve, e mbron kryebashkiakun socialist nga Ligji, ngaqë është i zgjedhuri i tij!
Ish deputeti socialist, i cilësuar nga SHBA si “KRIMINEL”, në fushatën elektorale për kryebashkiak në Dibër, mori pjesë aktive në ndihmë të Partisë Socialiste, natyrisht, me bekimin e kryetarit të PS dhe kryeministrit Edi Rama!
Madje, po ky ishdeputet socialist, i cilësuar nga SHBA si “ KRIMINEL” është ngarkuar nga Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste, që të jetë udhëheqësi socialist i Partisë Socialiste në Qarkun e tij, për zgjedhjet elektorale parlamentare të qershorit 2017, duke dhënë mesazhin politik, që Partia Socialiste është në koalicion elektoral-politik edhe me KRIMIN, për të fituar me çdo kush PUSHTETIN!
Dje, në Parlamentin shqiptar, kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama, ishte i detyruar që t’u kërkonte falje shqiptarëve, elektoratit socialist, partnerëve ndërkombëtarë, Partnerit Strategjik të Shqipërisë SHBA, Presidentit të SHBA, për zgjedhjet e tij të gabuara, që persona me rekorde kriminale i përzgjodhi dhe i bëri deputetë dhe kryebashkiakë.
Detyrimisht, kryeministri Rama, me këtë FALJE PUBLIKE nga Faltorja e Parlamentit, DUHEJ, që njëkohësisht, TË VEPRONTE, në bazë të Ligjit, si kryeministër, që të shkarkonte URGJENTISHT kryebashkiakun Socialist, i cilësuar nga SHBA si “KRIMINEL”, dhe, paralelisht, duhet të theksonte edhe rëndësinë që Reforma në Drejtësi, është TEPËR URGJENTE, për të çkulur Gjykata, si Gjykata e Lartë, që i dha “pafajësinë” penale kryebashkiakut socialist me rekorde kriminale dhe deputetit socialist, që e nxorri nga burgimi dhe e çoi sërish në Parlament, pavarësisht se deputeti socialist akuzohet për tentativë për vrasje!!! Kryeministri Edi Rama, duke fërkuar duart i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Lartë, që pafajëson kryebashkiakun socialist dhe deputetin socialist nga dënimet penale, dëshmon që edhe Reformën në Drejtësi nuk e përdor për reformimin e Gjyqësorit, por, për të PËRQËNDRUAR në duart e tij edhe PUSHTETIN GJYQËSOR, kundër kundërshtarëve të tij politik dhe për të përfituar IMUNITET PENAL ai vetë, si kryeministër, kur abuzon me Pushtetin!!!
Mirëpo,
FATKEQËSISHT dhe me BINDJE, kryeministri Edi Rama, heshti ndaj AKUZËS të SHBA, TË PUBLIKIMIT edhe të emrave të kryebashkiakëve dhe deputetëve socialistë, si “KRIMINELË”, duke marrë, tashmë, ai EDI RAMA, si kryeministër, KOSTON POLITIKE të KRIMINALIZIMIT TË PARLAMENTIT dhe Pushtetit Vendor!!!

Dhe, një kryeministër, sikurse Edi Rama, që është Fajtori i Kriminalizimit të Parlamentit dhe Pushtetit Vendor, nuk mund të ketë më Legjitimitetin e mandatit që të qeverisë Shqipërinë!!!
Dhe, një kryeministër, sikurse Edi Rama, që është Fajtori i Kriminalizimit të Parlamentit dhe Pushtetit Vendor, është PENGU i mosintegrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Dhe, një kryeministër, sikurse Edi Rama, që është Fajtori i Kriminalizimit të Parlamentit dhe Pushtetit Vendor, mban PEND edhe Demokracinë në Shqipëri!
Dhe, një kryeministër, sikurse Edi Rama, që është Fajtori i Kriminalizimit të Parlamentit dhe Pushtetit Vendor, është mundësi reale që zgjedhjet parlamentare në qershor 2017 TË MANIPULOHEN, VOTA TË VIDHET, sepse, sërish, Edi Rama, si kryetar i PS mund të vendosë në Listat e PS për kandidatët- deputetë, sërish PERSONA me Rekorde Kriminale, sikurse bëri edhe në 2013, vetëm e vetëm, që t’i garantojë vetvetes, një fitore parlamentare, edhe nëpërmjet blerjes së Votës.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*