Edi fut punën e detyruar. Tani do punosh falas e do paguash edhe taksën

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

                       Neni 26

Askujt nuk mund t’i kërkohet të kryejë një punë të detyruar, përveçse në rastet e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor, të kryerjes së shërbimit ushtarak, të një shërbimi që rrjedh nga një gjendje lufte, nga një gjendje e jashtëzakonshme ose nga një fatkeqësi natyrore, që kërcënon jetën ose shëndetin e njerëzve.

Tani secili nga ne praktikisht është punonjës i industrisë së plehrave. Qindra mijë familje, dyqane, biznese, do të punojnë në shtëpitë e tyre për të ndarë qelqin veç, plastikën veç, metalet veç, organiket veç. Domethënë, atë punë që sot e bëjnë qindra të mjerë nëpër kazanë, për t’i shitur e siguruar bukën, tani e tutje ti e unë na detyron ligji ta bëjmë nëpër familje.

A është punë?

Përderisa do t’i kushtosh kohë, mjete, energji, për të prodhuar një mall, në çdo sistem e filozofi kjo quhet punë.

A është mall ai që del nga kjo punë?

Edhe në Kuvend kryeministri këtë produkt e quajti mall, si kafeja a sheqeri, që kuotohen në bursë.

Po sa fiton ti që e prodhove këtë mall?

Asnjë qindarkë! Nga jashtë ne do t’i blejmë. Këtu, po s’e bëre këtë punë – dënohesh!

A nuk është kjo punë e detyrueshme? Më tej : Do vazhdosh të paguash taksë për këtë që nuk është më plehrë por lëndë e parë!

Po e quajmë “kafe” në vend të “mbetje” – siç na thotë Edi Rama dhe po bëjmë këtë arsyetim:

Ti je i detyruar të mbjellësh kafe dhe këtë kafe t’ia falësh industrisë së kafesë si lëndë të parë e të paguash edhe taksa për kafenë që prodhove e dhurove.

Gjeni ç’sistem quhet ky?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Mos te duket çudi .. Edhe ne qe jetojm ne USA jena te detyrum me i nda secilen vec .. Se per ndryshe gjobitesh ..$ 300 …..

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*