Edi këshillohet me taksistin. Habitet me çka mëson.

Siç ka ka zakon kur do të mësojë për çka ndodh në vend, kryeministri Rama merr një taksi dhe bisedon me taksistin me të cilin shkëmben informacion, pikpamje dhe mendime. Pak ditë më parë kjo situatë është përsëritur. Parrena.com zbulon kabllogramin e Gardës së Republikës

Mbrëmë pas mesnate, në orën 00,13 , kryeministri ka hipur në një mjet tip “taksi” me një drejtues mjeti të seksit mashkull dhe kanë zhvilluar këtë bisedë:

Edi – Ho me, si po të duket qeverisja ime?

Drejtuesi i seksit mashkull – Qafsha kalamojt, lulzon vendi!!

Edi – Mos tall trapin me mu ti ere….!

Drejtuesi i seksit mashkull – Or më vdeksh ti, lulëzon fshati, nga jugu në veri. Shyqyr që katunarët iu kthyn punës shefo, se me thonë të drejtën kishte papunsi të modhe!!

Edi – Ashtu ë? Domethënë , këto që nxjerr Instati se kemi ulur papunësinë, i ka tamom?

Drejtuesi i seksit mashkull – Po për Zotin!! Desha me ly shtëpinë, nuk gjeta as bojaxhi, as çirak, as usta as marangoz…

Edi – Ik ere!! Po ku punojnë?

Drejtuesi i seksit mashkull – Bujqësi pra! Ke hashashi! Aty ku punon gjithë Shqipëria

Edi u vrenjt. Ia kishte thënë Saliu, po Saliu gënjen. Ia kishte thënë Luli po edhe Luli shpif. E kishte parë në televizor, por edhe mediat kazan plehrash janë. Po kur ia tha taksisti e besoi. Mbushi sytë me lot dhe zbriti. Të nesërmen pranoi me pak zë që…edhe mund të jetë mbjellur pak bar.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*