Edi po hakmerret. Ky është plani me protestat e shoqërisë civile për plehrat.

Ka një hak për të marrë Edi Rama me shoqërinë civile dhe sot duket se i ka ardhur dita ta marrë. Është fjala për dështimin e tij me armët kimike. Sa kishte hipur në pushtet Rama dhe s’ia kishte marrë dorën. Kështuqë mburrjen para amerikanëve se do të merrte për të shkatërruar këtu armët kimike ia menderosën qindramijë shqiptarë. Në atë periudhë as si burrë, pale burrë shteti, nuk arriti të paraqitet kryeministri.

 

Sot ka ardhur dita për t’u hakmarrë. Një si ai njihet për patologjinë e hakmarrjes. “Shoqërinë civile” që e nxorri në shesh dhe përkrahu fort atëhere sot po e nxjerr po në shesh, por “për t’i vënë lule” – siç e ka deklaruar pak kohë më parë.

Po ata njerëz që i thurën hosanna shpëtimtarit Rama, sot kanë dalë në rrugë për t’ia nisur nga e para. Por këtë herë duket kapitull i mbyllur, pasi, jo vetëm që janë kopsitur mirë nga pushteti punët, por edhe Rama i kontrollon të gjitha e të gjithë. Deri më sot – edhe protestën. Dhe qëllimi i tij është ta ngrerë deri në një pikë, aq sa i duhet për zhurmë e fasadë, për ta fikur në mënyrë të kontrolluar, kur t’ia dojë puna.

Zhurma për plehrat i duhet këtij pushteti për të tërhequr për një farë kohe vëmendjen e të lerë në harresë gjithë zullumet e tjera. I duhet gjithashtu si një valvulë ku të shkarkohen më të pabindurit, si një “panair” ku të shfaqen ata aktorë civilë që ende kanë mbetur, si vitrinë e demokracisë dhe fjalës së lirë, si pazar me biznesin e plehrave që “ja sa të vështirë e pata” dhe në fund, si një petromaks, (dritë nga ato që përdoren për të zënë bretkosat në liqen) për të grumbulluar në një vend të gjithë….e për t’i çuar drejt dekuraimit.

Dështimi i kauzës së plehrave do të jetë dëshpërim dhe çkuraim total jo vetëm i shoqërisë civile por edhe i mendimit kundër në përgjithësi. Kjo çështje ka marrë përmasat e armëve kimike për shkak të rrezikut në shëndet. Real apo jo, ky rrezik jete është artikuluar deri tani. Nëse as ky rrezik nuk përbën më kauzë, atëhere secili prej nesh ka për t’i thënë vetes dhe shokut: “kur as për këtë nuk e luajti b*thën shqiptari, ç’vlerë ka të merremi me këtë punë”?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Mire do ishte te sqaronit se si eshte artikuluar ky skenar. Vertet ka dyshime qe persona te caktuar jane infiltruar te protesta, por mos harroni se nuk kontrollohen 5000 qytetare me nje komande, dhe ajo qe duket ne kontroll mund te kthehet shpejte ne nje goditje te perqendruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*