Edi Rama inaguron çdo mbushje grope rrugësh, ndërkohë shqiptarët vdesin nga të FTOHTIT Jakup B. GJOÇA

Pardje, kryeministri Rama inaguroi pllakatën e parë që u hodh (sipas kryeministrit Rama) në bulevardin e ri të Tiranës.
Ndërkohë, që punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës kanë filluar që në 2013-n, por ishin të bllokuara deri në 2017-n nga kryeministri Rama.
Zoti kryeministër Rama:
-Si mund të inagurosh zotrote, fillimin e punimeve të një bulevardi të ri sot, kur punimet e saj kanë filluar 4 vjet më parë?
A mundet që edhe zotrote, ta cilësosh “Rilindje Urbane”, apo “Gjeneratë tjetër” ndërtimin e një bulevardi të ri, kur zotrote, e ke paralizuar ndërtimin e saj 4 vjet rresht?
Zoti Kryeministër Rama:
Këto ditë Shqipëria ndodhet nën ngricën e të ftohtit polar, ndërsa shteti yt, nuk ka asnjë kilogram kripë, që të hidhet rrugëve për të thyer ngricën.
Ndërkohë, që ty, zoti kryeministër, paguan nga buxheti i shtetit 178 milionë euro çdo vit për koncensionet që zotrote ke dhënë!!!
Këto ditë në Shqipëri kanë vdekur dhjetëra shqiptarë nga të ftohtit, sepse janë të varfër, janë të papunë, janë të pandihmë, sepse shteti yt, zoti kryeministër, nuk jep asnjë ndihmë sociale për shqiptarët e papunë, për familjet e pangrëna, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Rilindjes Socialiste blen JEEP 80.000 euro!!!
Zoti Kryeministër Rama.
Ti organizon ceremonira festive, siç di vetëm ti, edhe kur përpiqesh që të mbushësh një gropë të hapur rruge, ndërkohë, që varfëria e qeverisjes tënde, hap dhjetëra gropa varresh për shqiptarët, të cilët vdesin nga të ftohtit, vetëvriten ngaqë u ke vrarë më parë shpresën për të jetuar!!!
Ti, zoti kryeministër Rama, në 4 vjet nuk ke ndërtuar asnjë kilometër rrugë nacionale, ndërkohë që ke bojatisur çdo fasadë të godinave të ministrive.
Ti, zoti kryeministër Rama, je kaq i paaftë, sa as 20 kilometra autostradë Kërrabë – Tiranë nuk e përfundon dot në 4 vjet, ndërkohë që qindra miliona euro paguan nga buxheti i shtetit koncensionarëve – klientë të Rilindjes Urbane.
Ti, zoti kryeministër Rama, në 4 vjetët e qeverisjes, ke bërë vetëm një reformë: Ke përndjekur nga Administrata Publike çdo shqiptar që nuk është të është servilosur Ty, si “rilindas socialist” dhe ke emëruar në punë çdo Spiropalë, edhe pse taksapaguesit shqiptarë paguajnë qindra milionë euro DËMSHPËRBLIM ndaj (ish)punonjësve të shtetit, që ti, si kryeministër, i përndoqe nga puna në kundërshtim me Ligjin!!!
Ti, zoti kryeministër Rama, nuk ishe i zoti, që në 4 vjet, të votoje dhe të zbatoje asnjë reformë integruese për Shqipërinë, saqë edhe reforma në drejtësi t’u dogj si pulë e harruar në furrë, ngaqë Gjyqësorin e do kobure për të vrarë (edhe fizikisht) kundërshtarët e tu, por KURRË për të dhënë DREJTËSI shqiptarëve!!!
Ti, zoti Kryeministër Rama, i mbushe burgjet e Shqipërisë me shqiptarët që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që ndërtojnë një ccati pa leje, por që bën edhe ministër ccdo hajdut, që vjedh koncensione dhe tendera publikë!!!
Ti, zoti Kryeministër Rama, paguan nga taksat e shqiptarëve 180.000 euro për një koncert 2 orësh në Tiranë, por që nuk paguan asnjë qindarkë për varrimin e atyre shqiptarëve që vdiqën këto ditë nga të ftohtit!!!
Ti, zoti kryeministër Rama, i mohove Shqipërisë dhe shqiptarëve hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, sepse Shqipërinë e “Lazaratizove”, saqë e bëre “Kolumbinë” e Kanabisis të Europës!!! Prandaj, Bashkimi Europan, në dhjetor të 2016-s, ta përplasi portën në surrat dhe nuk hapi me Shqipërinë negociatat për anëtarësim, me një shtet, si Shqipëria, ku krimi është në bashkëqeverisje!!!
Ti, zoti kryeministër Rama, që hiqesh se ishe rebeli i Komunizmit, ato kohë kur babai yt firmoste urdhërekzekutimin e poetëve, në 4 vjetët e qeverisjes tënde, arrite të bëhesh më “ I fortë” se Duçja i Fashizmit, në uzurpimin e Medias shqiptare, saqë tani, në 2017-n, në asnjë televizion dhe gazëtë (private) në Shqipëri nuk mund të punojë asnjë gazetar, që GUXON të kritikojë zotrote!!! Ke kaq madhështi ëpr vetveten, saqë ia tejkalove edhe MAO CE DUNIT, sepse vetëquhesh Lider Global, Lideri i PAKRITIKUESHMI!!!
Ti, zoti kryeministër Rama, do të mbetesh në Historinë e Shqipërisë, si i vetmi kryeministër, që personat me rekorde kriminale i bëri deputetë dhe kryebashkiakë!!!
Ti, zoti kryeministër Rama, i gënjeve kaq paturpërisht shqiptarët, kur u premtove se do të hapje në qeverisjen tënde 300.000 vende të reja pune, NDËRKOHË, që ia arrite, që në 2015-2016 mbi 150.000 shqiptarë të braktisin shtëpinë, Atdheun, dhe të katandisen azilantë-lypës tëq Europës, duke ua kaluar edhe të shpërngulurve të Luftës të Sirisë!!!
Ti, zoti kryeministër Rama, në 4 vjetët e qeverisjes tëndë, u bëre për shqiptarët, kryeministri më i urryer, edhe se Assadi për sirianët, ngaqë u shtove mal të rëndë në familje shqiptarëve varfërinë!!!
Ti, zoti kryeministër Rama, i talle kaq shumë shqiptarët, me atë premtimin e madh që u dhe në 2013-n për “shëndetësinë falas”, me CEK- APIN shëndetësor, (domethënë me parashikimin dhe parandalimin e sëmundjeve), saqë në spitalet publike të Gjeneratës së Rilindjes Socialiste, nuk ka as aspirinë.
Ti, zoti kryeministër Rama, ia arrite në 4 vjetët e qeverisjes tëndë, që shqiptarët të kenë (AKOMA) ….ASPIRATË të (Mbi)Jetesës së tyre, UJIN dhe DRITËN, paçka se investon qindra miliona euro për bojastisje fasadash, riparime trotuarësh dhe mbushje gropash të rrugëve të Kryeqytetit!!!
Më thoni, zoti kryeministër i Gjeneratës së Rilindjes Socialiste, një kryqytet të Europës, që nuk ka në 2017 as ujë dhe as drita?
Më thoni, zoti kryeministër i Gjeneratës së Rilindjes Socialiste, një kryqytet të Europës, që në 2017 të mbyllë aeroportin kryesor, sepse nuk ka kripë të hedhë për të shkrirë dëborën 5 cm që ra 3 ditë më parë???
Ti, zoti kryeministër Rama, i tall kaq shumë shqiptarët, saqë edhe për Reformën (e re) Zgjedhore Parlamentare, ke emëruar Taulant Ballën EKSPERT, sepse Ti e di, që votimi në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, DO TA KATANDISËSH NË NJË FARSË POLITIKE, sepse rezultatin e votimit e ke të gatuar në korrje-shirrjet e Hashasit të 2016-s në Shqipërinë e “Lazaratizmit”, ku, siç deklarove publikisht me mburrje, qeveria jote korri 99,8 % të hashashit të mbjellë!!! Sepse, ti, kryeministri Edi Rama, me sistemin zgjedhor, që të gatuan dhe voton Taulant Balla, do të bësh deputetë me Listën e Mbyllur të Partisë Socialiste, çdo bizmenmen që paguan qindra mijëra euro për Fushatën Zgjedhore të Partisë, do të bësh deputet të PS çdo të “Fortë” të Katundit, që me grykën e kobures detyron çdo të varfër të votojë për Ti.
Sa të jesh AKOMA ti, Edi Rama kryeministër, Demokracia në Shqipëri do të jetë përherë e paralizuar dhe shqiptarët do të ëndërrojnë që ta braktisin Shqipërinë e Gjeneratës TËNDE, sa më parë, për të t’i shpërtuar Urisë, Përbuzjes, Poshtërimit.
Sa të jesh AKOMA ti, Edi Rama kryeministër, Shqipëra kurrë nuk do të ketë DINJITET!!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*