Edi Rama ka nisur të shkruajë kujtime…që s’i ka jetuar. Nga Armir SHKURTI

Hap faqen e kryeministrit edhe sonte dhe sërish…amarcord! Për një firmë duhani (nayrisht jo e Vilma Nushit) të viteve ’30 në Durrës. Zbres më poshtë…amarkord! Një për Ali Pashain, një tjetër për një gjë tjetër, një tjetër për një shekull tjetër. Hap fjalorët për këtë “amarcordin” dhe gjej se është një film i Felinit i vitit 1973 që vjen nga dialekti roman “a m’arcord” (më kujtohet).

Po ç’të kujtohet o ditëzi, kur nuk ke qenë prezent në asnjë nga ato ngjarje që “amarcord”!? Shkruante Enveri kujtime, i manipulonte për qejf ato, ama në të gjitha kujtimet të paktën kishte qenë i pranishëm vetë, nëmos protogonist. Titistët, Hrushovianët, Me Stalinin etj mbanin poshtë “kujtime”. Sepse nuk mund të kesh kujtime për një gjë që nuk e ke jetuar…

…apo e ka për kujtesën kolektive?

Po kujt po i kërrcet fort? Ta bëjë Artan Lame, që është studiues i historisë, hajde de. Po na e bën njëri që ka marrë përgjegjësinë për të drejtuar Shqipërinë, gjatë kohës kur paguhet për të qeverisur Shqipërinë. Me a pa Koçon, ka kohë të pleqërojë e të hedhë kujtime pafund. Madje nuk e ndalon askush të kujtojë edhe ngjarje e histori që as i ka jetuar, as i di e as ka lidhje me to….

…apo e ka nisur pleqërinë?

Mos vallë humbja e Sorosit në zgjedhe për president të SHBA (nuk është lapsus: Soros ishte pas kandidates Klinton) është edhe pensioni politik i këtij kryeministri? Nuk janë të panjohura luhatjet e tilla të humorit të këtij individi në çaste tensioni të madh apo disfatash. Një muaj i shkrehur nga çdo aktivitet politik nuk janë shenjë e mirë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*