Edi Rama, kryeministri Oturak i shqiptarëve. Nga Jakup B. GJOÇA

Dje, 6 Janar 2018 Krishterizmi festoi Ditën e Dritës, një nga festat më të mëdha të Krishterizmit!
Dhe, natyrshëm,
që  gjithë Njerëzimi dje kishte Ditën e Urimit.

Vetëm kryeministri Rama vetëbëri përjashtim nga Njerëzimi.
Dje, mëngjez-mëngjez kryeministri Rama fyejti gazetarët, që ndodheshin te salla ku do zhvillohej Asambleja e PS.
– Mirëmëngjez, kazanë,- “uroi” kryeministri Rama ata gazetarë që vetë Partia Socialiste  i kishte ftuar që të pasqyronin punimet e Asamblesë Socialiste.

Ky është kryeministri Rama.
I vërteti!
– Njeri pa edukatë, derisa fyen gazetarët publikisht.
– Njeri që urren të Vërtetën, derisa shan dhe mallkon këdo që e kritikon.
– Njeri pa Personalitet, derisa është banal në marrëdhëniet dhe komunikim publik me çdo qytetar.
– Arrogant, derisa përçmon Njerëzit e Punës.
– Njeri pa Moral, derisa përmend publikisht fjalor të ulët imoral.
– Njeri mosmirënjohës,
derisa shan gazetarët, ata punëtorë të medias, të cilët përçdoditë pasqyrojnë aktivitetet politike të kryeministrit Rama.

Dhe i tillë,
Edi Rama ka qënë përherë.
Kujtoni fyerjet, akuzat publike, gjyqin që Edi Rama bëri në fillimvitet -90-të ndaj babait të vet Kristaq Ramës,
duke e akuzuar për imoralitet ndaj gruas së vet, aq sa në gjyq Edi Rama mohoi edhe fëmijën e vet.
Kujtoni Edi Ramën, si kryebashkiakun e Tiranës të dalë foto NUDO në plazh.

Kur fyen kryeministri Edi Rama  publikisht gazetarët,
kuptoni dhe konceptoni edhe brendinë e Shtetit që ai drejton!
Kur kryeministri Edi Rama poshtëron publikisht gazetarët, kuptoni dhe konceptoni sa poshtë ka rënë edhe vetë Demokracia në Shqipëri.

Në asnjë Demokraci, në cilëndo fazë të zhvillimit të saj,
kurrë nuk mund të konceptohet,
kurrë nuk mund të ndodhë,
që kryeministri të fyejë, të poshtërojë gazetarë!
Në Demokraci Funksionale Media GJITHMONË është Përballë Pushtetit Ekzekutiv,
Media është Kritike ndaj çdo Qeverie dhe Qeveriu.
Në Demokraci Fubksionale
Kurrë nuk ndodh
që pushteti Ekzekutiv, ca më pak Kryeministri,
të atakojë,
të kritikojë,
të vlerësojë
Median!

Kësisoj,
është përtej logjikës njerëzore,
përtej Moralit njerëzor,
përtej Edukatës njerëzore
sjellja arrogante, fyese, turpëruese e Kryeministrit Edi Rama
të poshtërojë gazetarët publikisht, duke i quajtur  “kazanë”.
Kryeministri Edi Rama këtë sjellje e përsërit
sa herë ndaj gazetarëve.
Psikologjikisht, kjo sjellje publike  e papranueshme moralisht, po edhe e dënueshme juridikisht, (është Vepër Penale e kryerjes të “Fyerje Publike) e kryeministrit Edi Rama mund shpjegohet:
– Së pari, kryeministri Rama nuk ka vetkontrollin.
Kjo mund të ketë shkaqe psikike pathologjike, derisa sjellja  e tille e kryeministrit Rama është e përsëritshme.
Por, mund të shgpjegohet se kryeministri Rama ndodhet nën ndikimin e lëndëve narkotike, derisa është përdorues i përhershëm i Drogës.

Kur Shteti në Shqipëri drejtohet nga një kryeministër si Rama, i cili shumëherë ndodhet nën ndikimin e lëndëve narkotike, derisa fyen e poshtëron publikisht gazetarët,
kjo dëshmon se
Shteti Denokratik ka rënë.

Por, kur kryeministri Rama në mënyrë të përsëritshme fyen, poshtëron, kërcënon, përndjek nga puna gazetarët,
kjo sjellje politike e Kryeministrit Rama demonstron publikisht
edhe FORCËN E PUSHTETIT TË KRYEMINISTRIT RAMA NDAJ MEDIAS NË SHQIPËRI.
Forca e pushtetit të Kryeministrit Rama ndaj Medias, deri në nënshtrimin e plotë të Medias ndaj kryeministrit Rama duket:
– Së pari, Mediat në Shqipëri NUK REAGOJNË ndaj sjelljes fyese, poshtëruese të kryeministrit Rama ndaj gazetatëve, dhe NUK BOJKOTOJNË AKTIVITETET POLITIKE të kryeministrit Rama.
Përkundrazi.
Edhe pse kryeministri Rama u poshtëron publikisht gazetarët e vet, mediat sërish pasqyrojnë aktivitetet politike të kryeministrit Rama.
Mediat nuk kritikojnë aspakt Kryeministrin Rama pse fyen e poshtëron publikisht gazetarët, sepse në të vërtetë Mediat sillen si KONE të informimit të kryeministrit Rama.
Madje, mediat në Shqipëri zbojnë nga puna çdo gazetar që është kritik ndaj kryeministrit Rama, nëse kritikën ndaj kryeministrit Rama e ushtron  edhe nga …rrjeti social.
Kryeministri Rama ka kaq pushtet ndaj Medias në Shqipëri, sa urdhëron pronarët e Medias të zbojnë nga puna urgjentisht këdo gazetar kritik ndaj tij.

Kryeministri Rama i ka nënshtruar Mediat në Shqipëri me dy mënyra:
– Së pari, duke u dhënë pronarëve të Medias koncensione, tendera publike aktiviteteve të biznesit që kanë pronarët e medias në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama bën pastrimin  e  fitimeve  të parave  me pronarët e Medias,
qindra miliona euro,
që fiton nga korrupsioni dhe inkriminimi i politikës.
Ky biznes i  Kryeministrit Rama  me pronarët e Medias në Shqipëri, i pastrimit të qindra miliona  euro,  dëshmon qartazi Forcën e Pushtetit të kryeministrit Rama ndaj Medias.

Pastrimi i parave të korrupsionit dhe inkriminimit të kryeministrit Rama me pronarët e Medias në Shqipëri ushqen sjelljen e përditshme  arrogante, poshtëruese të kryeministrit  Rama ndaj  gazetarëve.
Nëse një Media në Shqipëri guxon të kritikojë kryeministrin Rama, duke denoncuar korrupsionin dhe inkriminimin e kryeministrit Rama, atëhere Pushteti i kryeministrit Rama  shtyp pa mëshirë Median, deri sa e mbyll fare, me kërcënime, me burgosje, duke  ingranuar Shtetin, Policinë, Tatimet kundër Medias.
Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*